Kredi të garantuara nga Qeveria, Rama vizitë në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit

Programi i kredive të garantuara nga qeveria për shtëpitë e familjeve të reja të punonjësve të policisë, mjekëve dhe ushtarakëve, ka nisur me çeljen e dyerve të para.


Programi i kredive të garantuara nga qeveria për shtëpitë e familjeve të reja të punonjësve të policisë, mjekëve dhe ushtarakëve, ka nisur me çeljen e dyerve të para.

Kryeministri Edi Rama ishte sot së bashku me ministrin e Brendshëm Taulant Balla në shtëpinë e inspektorit të Policisë së Shtetit, Vionis Shehu, i cili përfitoi nga programi i kredive.

“Këtë shtëpi e kisha parë para se të më dilte kredia, por ishte pothuajse e pamundur me çmimet e tregut. Ëndrrën e kisha, po ishte thuajse e pamundur pa mbështetjen tuaj. Ajo ishte një shtysë shumë e madhe për mua”, – u shpreh Vionisi.

Kryeministri Rama u ndal edhe tek disa nga benefitet që kanë punonjësit e Policisë së Shtetit. “E kemi diskutuar gjatë edhe më përpara dhe tani krijuam këtë sistemin me kartën e dedikuar. Kartën e çdo familje të një punonjësi policie që shkon në një super market. Kështu që kartat i kalojnë grave, ato shkojnë në supermarkete që janë të lidhura me Ministrinë e Brendshme dhe marrin ushqimin me ulje. Për ato lloj kartash është 10 – 15 % sipas produkteve. Kështu që e tha dhe drejtori është 100 mijë lek në muaj plus nga paga që është ushqim, po si vlerë blerje është edhe më shumë. Po është edhe rritja e pagave vitin tjetër është e konsiderueshme. Kjo rritja e 2024 është goxha e konsiderueshme për punonjësit e policisë edhe për mjekët e përgjithshëm, edhe për arsimtarët. Faktikisht do të shkojë 900 euro paga mesatare në shtet. Mos harro një gjë, që krahasimi pagë me pagë është tjetër, edhe çfarë shkon në shtëpi është tjetër. Se ti mund ta shohësh pagën në pagë, po themi punonjësi i policisë shqiptare me atë gjermane nuk është diferencë e madhe, mirë po taksat që ka ai te paga, shpenzimet që ka ai për qera e për histori të tjera, e transporti është histori më vete”, – u shpreh Kryeministri.

Gjatë bisedës me familjen e inspektorit të Policisë, kreu i qeverisë u ndal edhe tek boom-i turistik i këtij viti si dhe rolin që Policia e Shtetit kishte në këtë arritje. “Ne faktikisht kemi pasur trefishin e popullsisë që jeton në Shqipëri, e kemi pasur turistë. Janë më shumë sesa trefishi i banorëve që janë në Shqipëri kështu që është shifër shumë e madhe, megjithatë ne kemi potencial për shumë më tepër dhe hap pas hapi do t’ia dalim, edhe me ndihmën e policisë që ka krijuar një standard të ri sigurie me thënë të drejtën sepse gjëja që të bën përshtypje, se ne kemi bërë dhe anketime me këta turistët e huaj dhe fjala e parë që thonë, është siguria. Tani pse e thonë siguria? E thonë siguria sepse perceptimi deri jo shumë larg ka qenë që s’ka siguri, jo të kapin, jo të vjedhin, jo të vrasin, që s’ishte i vërtetë, por që sidoqoftë nuk ishte komplet i pabazë dhe vijnë e habiten”, – tha Kryeministri Rama.

“Ka shumë punonjës që më pyesin mua si aplikove. Unë mezi po e prisja dhe direkt aplikova. Ka shumë punonjës që mezi po e presin që të hapen prap”, – u shpreh Vionisi, teksa Kryeministri nënvizoi se “ne do ta zgjerojmë programin, se e kishim të gatshëm për 1000 veta, mirëpo duhen ndjekur mirë kriteret, se nuk duhet abuzuar me këtë”.

Duke e uruar familjen Shehu për shtëpinë e re, kryeministri Rama përfitoi nga rasti për të uruar edhe festa të gëzuara dhe një vit të ri sa më të mbarë për familjen Shehu. (Marrë nga ATSH)

?Tiranë – Në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit, Vionis Shehu

?Tiranë – Në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit, Vjonist Shehu, i cili përfitoi nga programi i kredive të garantuara nga qeveria për shtëpitë e familjeve të reja të punonjësve të policisë, mjekëve dhe ushtarakëve, që ka nisur me çeljen e dyerve të para❤️??????‍⚕️?️??‍✈️?

#VetëmPërpara➡️??

Posted by Edi Rama on Friday, December 29, 2023

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…