BSH: Pagesat elektronike arritën në 57% të totalit të transfertave bankare

Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga Banka e Shqipërisë


Veprimet nëpërmjet pagesave elektronike shënuan rritje gjatë vitit 2023.

 

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga rreth 3.45 milionë transferta kreditimi të kryera nga klientët e sektorit bankar në tremujorin e tretë, 58.5% e tyre ose më shumë se dy milionë veprime në total u kryen në formë jo-letër.

 

Sipas BSH-së, pagesat elektronike përbënin 56% të numrit total të transfertave bankare të kreditimit në 3-mujorin e tretë. Për të gjithë 9-mujorin 2023, pesha e pagesave elektronike arriti në 57% të totalit të trasnfertave.

 

Transfertat në formë jo-letër përfshijnë transferta që kryhen pa praninë fizike të klientit në bankë, kryesisht nëpërmjet shërbimeve të internet banking dhe mobile banking.

 

Zhvendosja e transfertave bankare drejt kanaleve elektronike shënon një pikë të rëndësishme kthese në marrëdhënien e publikut shqiptar me shërbimet bankare.

 

Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga Banka e Shqipërisë. Që prej qershorit të vitit 2020, të gjitha transfertat ndërbankare deri në vlerën e 20 mijë lekëve që kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike duhet të ofrohen nga bankat pa asnjë komision. Ndërkohë, për shumat më të mëdha transfertat elektronike kanë komisione të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen nga sportelet e bankave.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!