Rama: E marta e parë e vitit, dhjetëra besimtarë në kishën e Shën Ndout

Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon Shqiptarë të cilët i përkasin feve të ndryshme, muslimanë, katolikë, ortodoks


Kryeministri Edi Rama, përcolli sot në rrjete sociale pamje nga kishën e Shën Ndout në Laç, ku shihen besimtarë të shumtë që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin e shenjtë në këtë fillim viti të ri.

“E marta e parë e vitit, dhjetëra besimtarë në kishën e Shën Ndout”, shkroi Rama, teksa ndau fotografi nga disa ambiente të kishës së Shën Ndout.

Kisha e Shna Ndout daton që nga shekulli XIII dhe objekti i rëndësishem i kultit mori famë për shkak të Shna Ndout, një predikues i njohur katolik.

Duke nisur nga mesi i muajit mars janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për pelegrinazhin drejt kishës së Shna Ndout në Laç.

Mijëra persona udhëtojnë çdo të martë drejt kishës së Shna Ndout në Laç deri në diten e 13 qershorit kur është dhe festa e këtij shejti.

Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon Shqiptarë të cilët i përkasin feve të ndryshme, muslimanë, katolikë, ortodoks, të cilët pavarësisht besimit të tyre zgjedhin të vizitojnë “vendin që bën mrekulli”.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua sot në Izrael me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës…

Global 360

Trump pritet të shpallë nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet me Kievin

Administrata Trump dhe Ukraina planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet që dështoi pas takimit katastrofik të Zyrës Ovale.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua sot në Izrael me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës…