Rama ndan shkrimin e CNN: Promovimi ndërkombëtar i turizmit

“CNN Travel” ka zgjedhur 24 vende mes tyre edhe Shqipërinë për t’u vizituar në vitin 2024.


CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga CNN, ku vlerësohen bukuritë e bregdetit, qendrat historike në Berat e Gjirokastër, ato të kulturës dhe Parku Kombëtar i Vjosës.

“2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë”, u shpreh Rama.

“CNN Travel” ka zgjedhur 24 vende mes tyre edhe Shqipërinë për t’u vizituar në vitin 2024.

“E vendosur në bregdetin e Adriatikut midis Greqisë dhe Malit të Zi, është për t’u habitur që Shqipëria nuk ishte kaq popullore si destinacion plazhi më parë. Por çmimet e saj miqësore me portofolin kanë parë një lulëzim të turizmit gjatë viteve të fundit”, thuhet ndër të tjera në artikull.

“CNN Travel” nënvizon se në vitin 2023, një numër rekord italianësh u dyndën në të gjithë Adriatikun për pushimet e tyre të volitshme verore.

“Në vitin 2024 pritet të hapet një aeroport i ri në Vlorë, në bregdet, që do të lehtësojë udhëtimet në plazh. Por, Shqipëria ofron shumë më tepër sesa bregdetin e saj. Vendi ka një kulturë të pasur, duke përfshirë historinë e krishterë dhe myslimane, me qendra historike në qytete si Berati dhe Gjirokastër, si dhe peizazhe malore mahnitëse, Thethi është më i popullarizuari”, vijon artikulli.

“Në vitin 2023, Vjosa e Shqipërisë prej 168 miljesh (270 kilometrash) u shpall zyrtarisht parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë”, shkruan “CNN travel”. (ATSH)

?? 2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë ♥️??

?️?? CNN rendit Shqipërinë në 10…

Posted by Edi Rama on Tuesday, January 2, 2024

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…