Rama: Shqipëria turistike gati për t’u zbuluar gjatë 2024-ës

Kryeministri Edi Rama ftoi vizitorët vendas e të huaj të vizitojnë Shqipërinë turistike në 2024.


Kryeministri Edi Rama ftoi sot të vizitorët vendas e të huaj të vizitojnë Shqipërinë turistike në 2024.

Rama ndau në rrjetet sociale një video promovuese, nga zonat turistike të Shqipërisë nga jugu në veri.

“Ditë të mbarë me Shqipërinë turistike që është gati për t’u zbuluar gjatë gjithë 2024-ës me të gjitha hiret e saj: nga malet e thepisura që shohin ujërat e bruzta të deteve, qytetet e lashta, e më në thellësi akoma, traditat sa të vjetra aq të gjalla që janë shpirti i vërtetë i saj dhe përvojat e bukura të gjithë udhëtarëve që një vendi dinë t’i rrokin shpirtin”, shkruan Rama.

Ndërsa në videon e publikuar theksohet se “në zemrën e Mesdheut ku malet e lashta takohen me valët e kaltra ndodhet Shqipëria. Në vitin që lamë pas 10 milionë njerëz zbuluan thesarin tonë të fshehur. Tani në 2025, magjia vazhdon. Udhëto nëpër qytete të lashta,, zbulo Alpet e pasura dhe zhytu në shumëllojshmërinë e traditave lokale. Pushime të lumtura në Shqipëri ku çdo agim është një premtim dhe çdo perëndim dielli, një festë. Bashkohu me ne në 2024. ku çdo moment është një ftesë për të krijuar kujtime. Deri atëherë lejo erën të çojë ëndrrat tuaja në brigjet tona”.

Videoja promovuese u shpërnda edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmjen e 25 dhjetorit.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, etj., plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve, edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.

Po ashtu, vendi ynë ka kushte për turizëm gjithëvjetor, për shkak të relievit, që ofron mundësi për turizëm nga jugu, në veri. Fshatrat turistikë të veriut të vendit njohin së fundmi numër të lartë turistësh, ndërsa po zhvillohet edhe infrastruktura për turizmin e aventurës.

Shqipëria po ashtu ka lumenj të shumtë, laguna dhe parqe kombëtare, të cilat thithin turistë nga e gjithë bota.

#Shqipëriaturistike ♥️??

#Shqipëriaturistike ♥️?? është gati për t'u zbuluar gjatë gjithë 2024-ës me të gjitha bukuritë e saj: nga malet e thepisura që shohin ujërat e bruzta të deteve, qytetet e lashta, e më në thellësi akoma, traditat sa të vjetra aq të gjalla që janë shpirti i vërtetë i saj dhe përvojat e bukura të gjithë udhëtarëve që një vendi dinë t'i rrokin shpirtin????️??‍♂️?‍♂️?️

#VetëmPërpara➡️??

Posted by Edi Rama on Wednesday, January 3, 2024

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni