Silvinjo renditet trajneri i tetë më i mirë në botë për vitin 2023 sipas IFFHS

Tekniku brazilian është vlerësuar mes 10 trajnerëve më të mirë në botë që drejtojnë ekipe përfaqësuese


Instituti i Statistikave të Futbollit, IFFHS ka publikuar renditjen me trajnerët më të mirë të vitit 2023 të ekipeve Kombëtare.

Në renditjen e publikuar për vitin 2023, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo është renditur në vendin e tetë.

Tekniku brazilian është vlerësuar mes 10 trajnerëve më të mirë në botë që drejtojnë ekipe përfaqësuese, duke u vlerësuar për arritjet e këtij viti me Shqipërinë, kualifikimi në kampionatin Europian “Gjermani 2024” dhe vendi i parë në Grupin E.

Në renditje trajneri Silvinjo ka lënë pas teknikun e Marokut, Walid Regragui i cili bëri shumë mirë me kombëtaren në Botërorin 2022 dhe trajnerin e Skocisë, Steven Clarke.

Para trajnerit Silvinjo janë renditur, Lionel Scaloni, Didier Deschamps, Roberto Martinez, Luis De La Fuente, Marcelo Bielsa, Hajime Moriyasu dhe Gareth Southgate. (ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!