Të mençurit nuk zemërohen kurrë!

Në kohën tonë, kur është kthyer në modë që njerëzit të shprehin çdo ditë zemërimin e tyre, qoftë edhe në Facebook


Nga Aranit Muraçi

Bota në të cilën jetojmë është e mbushur plot me padrejtësi dhe do të jetë e shoqëruar me ngjarje nga më çnjerëzoret që do të ndodhin çdo ditë. Sot lajmet në mbarë mediat globale e kanë kthyer çdo gjë negative në një industri fitimprurëse duke transmetuar e duke sjellë çdo zemërim të mundshëm në shtëpitë e mendjet tona dhe kjo ndodh sa herë që ndezim një ekran ose hapim një gazetë apo një portal.

Meqenëse e keqja është e bollshme dhe e pashmangshme, Seneka mbron pikëpamjen e arsyeshme se një person i mençur nuk duhet të zemërohet kurrë në asnjë rast apo rrethanë për asnjë nga ngjarjet me të cilat përballemi ose dëgjojmë çdo ditë, sado të pahijshme dhe të padrejta qofshin.

Bota, thotë Seneca, është e mirë në përgjithësi, për shkak të mirësisë, bujarisë dhe arsyes së shumicës së qenieve njerëzore. Por, siç vuri në dukje ai pavarësisht kësaj, ndodhin kaq shumë gjëra të këqija sa, nëse çdo sjellje e keqe nga keqbërësit do të na bëjë të zemërohemi, do të duhej të zemëroheshim në çdo moment të çdo dite të jetës sonë. Prandaj, nëse nuk bëhen përpjekjet e duhura që ta ndryshohet duke e parandaluar të keqen dhe duke e përmirësuar aq sa është e mundur botën që na rrethon, Seneka thotë se ajo do të bëhet çdo ditë e më tepër e pajetueshme për të gjithë ata të cilët duan të jetojnë me dinjitet dhe ndershmëri.

Një person i mençur është mendërisht i qetë dhe i ekuilibruar në jetë kur përballet me gabimet e të tjerëve. Ai nuk bëhet kurrë armik i keqbërësve, por përpiqet t’i ndihmojë ata të shërohen nga ‘sëmundja’. Çdo ditë, ai del nga shtëpia me këtë mendim në kokë: “Sot do të takoj shumë të varur nga alkooli, shumë të pushtuar nga epshi, shumë të cilëve u mungon mirënjohja, shumë të skllavëruar nga lakmia, të tjerë “të tërbuar” nga paraja, postet e merituara ose të pamerituara, nga dehja e pushtetit apo të tjerë shumë të magjepsur nga premtimet e rreme të ambicies.” Të gjithë, i mençuri i trajton me dashamirësi, siç i trajton një mjek pacientët e tij.

Si shembull, është ajo e një gjyqtari që paguhet për të vënë drejtësi dhe kur merr vendime në sallën e gjyqit detyrohet të ndëshkojë ata për të cilët ka prova se kanë kryer vepra penela. Seneka thotë se një gjykatës nuk duhet të ndëshkojë kurrë një keqbërës nga zemërimi, por nga shpresa se dënimi do ta inkurajojë shkelësin të bëhet një person akoma edhe më i mirë në të ardhmen. Një gjykatës që dënon dikë nga zemërimi do të ishte po aq i rrezikshëm dhe po aq i padëshirueshëm, sa një ushtar i armatosur i cili lufton në gjendje të dehur.

Në kohën tonë, kur është kthyer në modë që njerëzit të shprehin çdo ditë zemërimin e tyre, qoftë edhe në Facebook ose në platforma të mediave sociale, disave mund t’iu duket e paarsyeshme që filozofi stoik Seneca besonte fort se zemërimi i tepërt i njeriut nuk mund të justifikohet kurrë, ngaqë besonte se asgjë e mirë nuk vjen prej tij.

Në fakt, Seneka (4 p.e.s.–65 pas Krishtit) e përshkroi zemërimin si emocionin më të keq dhe më të dëmshëm, “një formë të përkohshme çmendurie”, sepse me siguri duhet të ketë përjetuar dhe vuajtur jo vetëm padrejtësitë por edhe nga pasojat e zemërimit dhe të çmendurisë së të tjerëve gjatë kohës së tij.
Edhe pse jetojmë dy mijë vjet pas Senekës, ai i ofron ende një model të mirë njerëzimit, realist për ndryshimin tonë shoqëror, sepse na tregon se si mund ta përmirësojmë botën në të cilën jetojmë duke u mbështetur vetëm mbi arsyen. Zemërimi ekstrem nuk vendos drejtësi ose nuk e bën botën një vend akoma më të mirë; zemërimi e bën botën më të mjerueshme dhe e nxjerr atë edhe më shumë jashtë kontrollit. Zemërimi, sipas pikëpamjes stoike, nuk bën gjë tjetër veçse shton vuajtjet njerëzore.

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…