Balla: 10 155 640 turistë të huaj në Shqipëri në vitin 2023, u certifikua siguria e vendit

Ministri i Brendshëm në analizën vjetore të institucionit që ai drejton, në krye të fjalës vuri në dukje numrin rekord të turistëve që vizituan Shqipërinë përgjatë vitit 2023.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në analizën vjetore të institucionit që ai drejton, në krye të fjalës vuri në dukje numrin rekord të turistëve që vizituan Shqipërinë përgjatë vitit 2023.

Sipas Ballës, arritja e numrit rekord të 10 155 640 shtetasve të huaj që vizituan vendin tonë përgjatë 12-muajve të vitit 2023 është certifikata e siguria publike në vendin tonë.

“Lajmi më i bukur i vitit që mbyllëm nuk ishte vetëm shifra 10.155.640 shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë, por certifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë sonë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurrueshme dhe siguri mbresëlënëse. Sot mund ta themi me kokën lart dhe me krenari se Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare”, tha Balla në çelje të fjalës së tij.

“Siguria publike gjatë vitit 2023, ishte një test i rëndësishëm pasi çertifikoi vendin tonë si një destinacion të sigurtë turistik, me ZERO ngjarje kriminale të qëllimshme, ndaj jetës së turistëve të huaj të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pushuar”, vijoi Ministri i Brendshëm.

Më tej, Balla dha dhe disa shifra mbi kalimet dhe kontrollet kufitare, ku janë goditur dhe 58 raste të kontrabandës.

“Gjatë vitit 2023 nga Policia Kufitare janë regjistruar në hyrje/dalje, 33 685 793 shtetas. Krahasuar me vitin 2022, janë përpunuar 5 255 075 shtetas më shumë. Janë regjistruar në hyrje/dalje, 9 123 127 automjete. Krahasuar me vitin 2022, janë përpunuar 892 419 automjete më shumë; Janë goditur 87 raste të mosdeklarimit të të hollave, të cilat kanë rezultuar me sekuestrimin e rreth 2 634 944 eurove. Janë goditur 58 raste të kontrabandës me mallra/produkte të ndryshme në pikat e kalimit kufitar, 8 raste më shumë se gjatë vitit të shkuar;

Janë goditur 10 raste të trafikimit të mjeteve motorike, 10 më shumë se vitin e shkuar. Janë finalizuar 154 operacione për goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, tha Balla.

Ministri i Brendshëm kujtoi ngritjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, si një instrument për të forcuar sigurinë gjatë sezonit turistikë në vend. “Ne kur mbyllim një sezon, e kemi bërë zakon që nisim menjëherë përgatitjen për sezonin tjetër. Në këtë drejtim në sezonin e ri turistik 2024 do të ketë Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike si një forcë shtesë për garantimin e sigurisë në destinacionet kryesore turistike”, tha Balla.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera do duhet të garantojnë plazhe të lira dhe bregdet të pastër, nga Velipoja deri në Ksamil”, deklaroi Balla.

Balla shtoi se nga objektet e sekuestruara nga krimi dhe që janë shitur u përfituan në buxhet 10.5 milionë euro

“Ka filluar arkëtimi i të ardhurave që burojnë nga procesi i ndëshkimit të abuzuesve me ndërtimet pa leje ose jashtë lejeve të ndërtimit. Për 9 objekte do të arkëtohen si të ardhura në buxhetin e shtetit 10.5 milionë euro”, vijoi Balla.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…