Thënie mbi jetën nga Dritëro…

“Jeta është një libër që nuk mësohet përmendësh”


Nga Elona Agolli

Thënie mbi jetën nga Dritëro …

* Jeta është një libër që nuk mësohet përmendësh .

*Jeta ecën me dy duar plot : njërën me mjaltë, tjetrën me katran.

* Nipit tim të vogël i thashë pa menduar , se jeta është e hidhur dhe ai m’u përgjigj :” Pse nuk i hedh pak sheqer, o gjysh ?”

* I gjalli jeton me dashurinë për të dashurën e tij të vdekur. Ky është një nga dështimet e mëdha të vdekjes .

* Jeta rrjedh dhe ne rrjedhim nga mendtë.

* Jeta është si ta bësh vetë, por edhe si ta bëjnë të tjerët.

* Shpirti nuk ka vdekje . Njeriu jeton nē kujtimet . Të famshmin e kujtojnë librat , bujkun e kujtojnë ata që lërojnë tokën.

* Dialog:
-Do të vdes!- i tha e ëma të birit të vogël.
-Po do të kthehesh prapë?
-Po! Do të kthehem !
-Si flutur?- pyeti i vogli .

* Jeta është ajo që ndodh rreth nesh dhe brenda nesh .

* Në liqenin e gjumit dalin dhe zhyten ëndrrat si peshqit; pastaj humbin…

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!