Në vitin 2023, pensionistët përfituan nga indeksimi i pensionit, u rrit rroga minimale 40 000 lekë

Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar disa nga arritjeve dhe rezultateve pozitive në ekonominë shqiptare


Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar disa nga arritjeve dhe rezultateve pozitive në ekonominë shqiptare përgjatë vitit 2023, mes të cilave edhe indeksimi i pensioneve.

Sipas MIA-s, Në fillim të muajit tetor të vitit 2023, qeveria indeksoi me 8.6 % të gjitha kategoritë e pensioneve që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Nga kjo politikë financiare përfituan 717 370 pensionistë në të gjithë vendin.

Ndërkohë që në buxhetin e vitit 2024, për indeksimin e pensioneve janë parashikuar 4.1 miliardë lekë, ndërsa 3.6 miliardë lekë janë fondet në dispozicion për bonusin e fundvitit.

Po ashtu MIA ka publikuar shifrat e rritjes ekonomike për vitin 2023. Siç vihet re, rritja u arrit në nivelin 3.7%, çka solli dhe rritje të investimeve të huaja direkte të cilat ishin 17.4% më shumë se në vitin 2022.

Një tjetër arritje e vlerësuar nga MIA është dhe rritja e pagës minimale në vlerën 40 000 lekë, nga ku përfituan 106 810 punëmarrës.

(Marrë nga ATSH)

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.