Thesari i fshehur!
I lumtur është ai që perpiqet ta gjej kete thesar të fshehur që e ka emrin Zot.
Nga Dr. Bujar Ramaj
***
Thesari i fshehur
Lidhja me jetën dhe frika si pasoji e vdekjes,janë një shqetesim universal.
Pergjithsisht kur njëriu kalon vitet dyzet të moshës së tij, e pushtojnë shumë pyetje që e mundojnë të gjej pergjigjen.
Pse jetoj?A fundi im është vetëm vdekja? A ka jetë pas vdekjes apo asgje? A përfundoj vërtet në një gosti krimbash,apo shkoji në një
dimesion tjetër?
A mos kjo jetë është një iluzion dhe perjetim mashtues? A egzistojne teori ose doktrina qe I japin kuptim jetes ? Njëriu kërkon një nje shteg: I drejtohet shkencës nuk I gjen pergjigjet perkundazi sa më shumë zhvillohet shkenca na ngarkon me më shumë perjetime te kota dhe mendja na i errëson me shume gjetjen e një dimesioni tjeter,për nje qetesi të shpirtit te rebeluar mbi fundin e pa shpangshem dhe absurdin e jetes, I drejtohemi filozofise, biem në një hamendesi qe mbyllet dhe nuk del dote..
l.Atehere ju drejtova Zotit por
ai ishte I padukshem dhe me mëndje duhet te zbuloja ku ishte fshehur por se gjeja dot, atehere ju drejtova ndjenjes dhe ajo me afroj shumë me Zotin. E kuptova se
mëndja dhe ndjenja me besimin e patundur mund të me çonin tek enigma qe më mundonte dhe që mbulohej nga një vello misteri.
Në një shpallje të profetit të islamit Muhametit s.a.s ,Allahu i Lartëmadheruar i thotë:
”Unë isha një thesar I fsheur.Kam dëshiruar të njihem,andaj e kam
krijuar njeriun”.(el-Axhluni)
Pra qëllimi i njëriut është ta zbuloji këtë thesar që quhet Zot
Ideja e kerkimit te ketij Thesari të fsheur ka motivur mijra njerze
;dietar,urtar,shkenctar, besimtar të devotshem,bpredikues,bstudiues dhe shumë të tjere per ta zbuluar pas perdes së të padukshmes ku ai qendron. Ka patur nga ata që gjatë
kerkimit janë futur në një perhumbje dhe dashuri të thelle shpirterore duke ja kushtuar jetën ;me lutje ,shkrime ,poezi ,devotshmeri e besim të Dashurit të tyre këtij Thesari të fshehur. Ka dhe nga ata që me prirje materialiste janë lodhur në ketë
kërkim duke e braktisur rugen e kerkimit.
Dy jane ruget kryesore qe te çojne tek ky thesar ;e para feja e cila zbulon ligjësit shpirterore nepermjet; shpalljeve, ispirimeve ,endrrave të verteta ,lutjeve dhe
ndjenjave,e dyta shkenca qe zbulon ligjesit e lëndes duke grisur perdet e të padukshmes ,nëpermjet ;dijes eksperimentit,zbulimeve.Ndërsa feja e ka marr të gatshme dhe shumë perpara në kohë ,rugën për te Thesari, shkenca vetëm në këto pesqindvjet e ka zbuluar me studime dhe eksperimente këtë thesar,por pa u bindur plotësisht ,duke u mjaftuar me mrekullit,fuqin dhe bukurin e botës lëndore.
Në kërkim të ketij thesari që quhet Zot, midis dy rugëve shpesh ka një perplasje per të marr monopolin e tëvertetes ,njëher pretendon njera dhe njëher tjetri.
Kjo perplasje here solli inkuzicion
dhe here braktisje ose të religjonit ose të shkencës,pa kuptuar se në fund keto dy rugë të çojne tek Krijusi,por ndersa feja e pranon direkt Krijusin, shkenca kerkon eksperiment në pamundesi të krijimit por vetem të zbulimit,perpjekjet e saj të fundit në zbulimin e themeleve të materjes ka hasur në vështirsin e kufirit grimc-valë e të indeterminizmit.
I lumtur është ai që perpiqet ta gjej kete thesar të fshehur që e ka emrin Zot.
Imami i Kohë thotë:
“Sa fatkeq është ai njeri që ende nuk di se ai ka një Zot, i cili ka fuqi mbi çdo gjë! Parajsa jonë
është Zoti ynë.
Kënaqësitë tona më të larta gjenden në Zotin tonë, sepse ne e pamë Atë dhe
çdolloj bukurie gjetëm në Të.
Ky thesar është me vlerë ta marrësh nëse e gjen duke dhënëedhe jetën. Dhe ky rubin është me vlerë ta blesh edhe sikur të kushtojë sa e gjithë qenia jote. O të humbur, vraponi drejt këtij burimi se do t’jua shuajë etjen. Ky është burimi i jetës që do t’ju shpëtojë. Ç’të bëj unë? Si mund ta gdhend në zemrat e njerëzve këtë lajm të gëzuar? Me çfarë daulleje t’i njoftoj njerëzit se Ky është Zoti i tyre? Dhe me çfarë ilaçi t’ua kuroj veshët që ata të fillojnë të dëgjojnë?”