E përditshmja spanjolle “La Sexta”: Vlora, “Maldivet e Evropës”

Masmedia iberike: Riviera Shqiptare një nga destinacionet më të mira për 2024-n


Brenda Rivierës së njohur Shqiptare ndodhet një qytet që është cilësuar si “Maldivet e Evropës” dhe një nga destinacionet më të mira për t’u vizituar në vitin 2024. Ne do ju tregojmë gjithçka që duhet të dini për këtë vend idilik, shkruan e perditshmja spanjolle “La Sexta”.

Me ardhjen e vitit 2024, shumë turistë kanë vendosur të udhëtojnë dhe të shohin vende të reja apo të zbulojnë destinacione të mahnitshme.

A e dini se cili është qyteti i njohur si “Maldivet e Evropës”? Një qytet port në Shqipëri që ndodhet në Gjirin e Vlorës.

Vitet e fundit qyteti bregdetar është kthyer në një destinacion turistik falë plazheve të tij që janë pjesë e Rivierës Shqiptare.

Vlora ndodhet në Shqipërinë e Jugut, pranë Lagunës së Nartës dhe gadishullit të Karaburunit që e rrethon atë, në brigjet e ishullit të Sazanit.

Gjithashtu, porti i saj është i dyti më i rëndësishëm në vend pas Durrësit.

Klima mesdhetare me verë të nxehtë e të thatë dhe me temperatura që i afrohen 40 gradëve në verë, bën që plazhet e Rivierës Shqiptare të dallohen si zona pushimi.

Rritja turistike e bregdetit shqiptar ka krijuar një strukturë hotelesh, restorantesh dhe shërbimesh të tjera luksoze që plotësojnë plazhet e bukura të Rivierës Shqiptare.

Përveç plazheve, Vlora ofron edhe vende të tjera turistike si kala, xhami, kisha, muze dhe monumente.

Disa nga pikat turistike janë Sheshi i Flamurit, Monumenti i Pavarësisë, mbetjet e mureve të qytetit antik të Aulonit, Muzeu Historik, Muzeu i Pavarësisë dhe Muzeu Etnografik, Xhamia e Muradies, Teqeja e Kuzum Babës apo Kalaja e Kaninës.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!