Flamingot “pushtojnë” lagunën e Karavastasë, Rama: Bukuria e zonave tona të mbrojtura

Laguna e Karavastasë radhitet në lagunat me rëndësi të madhe si zonë e rëndësishme për llojet shtegtare dhe si habitat i mbi 20,000 shpendëve dimërues


Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, një zonë e mbrojtur që shtrihet si një hark i gjelbër anës detit Adriatik, këtë të shtunë ndodhej nën “pushimin” e flamingove, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të flamingove mbi Karavasta, që gjithnjë e më shumë prej kur ky park u shpall zonë e mbrojtur, po tërheqin vizitorë të shumtë.

“Fluturimi i flamingove mbi lagunën e Karavastasë, bukuria e zonave tona të mbrojtura”, shkruan Rama.

Laguna e Karavastasë radhitet në lagunat me rëndësi të madhe si zonë e rëndësishme për llojet shtegtare dhe si habitat i mbi 20,000 shpendëve dimërues. Gjatë verës, laguna frekuentohet dhe nga shpendë të tjerë. Ndaj është rradhitur në zonat IBA (Important bird Area), ose ligatina Ramsar, me rëndësi ndërkombëtare për shpendët. Laguna është e njohur për koloninë e madhe të pelikanit kaçurrel, e vetmja pikë folenizimi bregdetar të Shqipërisë.

Ndalimi i gjuetisë për një periudhë të caktuar ka sjellë shtimin e dukshëm të kolonisë së pelikanëve, madje edhe të flamingove, të cilat ishin tepër të rralla. Në zonën e parkut mbarështohet Buallica (Bubalus bubalis) një lloj i mbrojtur në Shqipëri.

???Fluturimi i flamingove mbi lagunën e Karavastasë, bukuria e Zonave tona të Mbrojtura??

???Fluturimi i flamingove mbi lagunën e Karavastasë, bukuria e Zonave tona të Mbrojtura??

#VetëmPërpara➡️??

Posted by Edi Rama on Saturday, January 6, 2024

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…