Denaj pret ambasadorin King-Smith: Bashkëpunim në ndihmë të njësive bujqësore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin britanik King-Smith


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin britanik Alastair King-Smith të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në fushën e bujqësisë.

“Gjatë takimit diskutuam me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Tiranë, Alastair King-Smith, dhe ekipin e tij, nisjen e një bashkëpunimi të frytshëm në ndihmë të njësive bujqësore në disa zona në veri të vendit”, tha Denaj.

Ministrja bëri të ditur se, nëpërmjet projektit “New Perspectives”, u diskutua modeli i bashkimit të operatorëve për të fuqizuar ecurinë e prodhimit dhe punësimit.

“Përmes zbatimit të këtij projekti, kërkojmë të rrisim më tej fuqizimin e të rinjve dhe grave duke mundësuar një hapësirë më të qëndrueshme duke favorizuar zhvillimin në këto zona me potencial të jashtëzakonshëm”, deklaroi Denaj.

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.