Kreu i myslimanëve shqiptarë viziton Mekën, falet brenda Qabesë

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqiptarëve, Bujar Spahiu, ka qenë pjesë e disa delegacioneve të përzgjedhura për të vizituar Mekën


Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqiptarëve, Bujar Spahiu, ka qenë pjesë e disa delegacioneve të përzgjedhura për të vizituar Mekën dhe për të hyrë brenda Xhamisë së shenjtë të Qabesë.

Spahiu ndodhet në Arabinë Saudite me ftesë të ministrit të Haxhit, Tevfik Rebiah, në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite.

Ja çfarë shkruan ai për këtë vizitë të rrallë:

Teksa hyja mbrëmjen e djeshme në Qaben e bekuar, si kryesues i delegacionit shqiptar, më erdhi ndërmend një bisedë mes dy sahabive të mëdhjenj (Hz. Omerit dhe Hz. Aliut) të cilët ndërsa ishin në radhë duke hyrë në Qabe ‘përshëndesnin” edhe Gurin Zi;

Hz. Omeri teksa afrohet pranë Gurit të Zi thotë: “O gur, unë e di se ti je një gur që s’mund të sjellësh as dëm, as edhe dobi. Pra, kurrë nuk do të të kisha puthur sikur të mos kisha parë të Dërguarin e Allahut duke të puthur”. Thuhet se Hz. Aliu që i ndodhej pas, i pëshpërit: “O Omer! Po t’i dije enigmat që fshihen tek ai, nuk do të flisje kështu!”

Dhe sigurisht të drejtën e çdo gjëje Allahu e di më së miri!

Unë fala namaz nafile brenda Qabes dhe u luta për shumëçka, Allahu na i pastë pranuar!

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.