Ish-ministri i Brendshëm arrestohet në pallatin presidencial

Një personalitet kontrovers, Kaminski kishte shërbyer edhe si koordinator i shërbimeve sekrete


Ministri i Brendshëm i qeverisë së mëparshme populiste të Polonisë dhe një nga ndihmësit e tij të ngushtë u arrestuan dje në mbrëmje vonë në pallatin presidencial nga policia, tha një zëvendësministër i Brendshëm.

“I arrestuar në përputhje me vendimin e gjykatës”, shkroi Czeslaw Mroczek në X, informacion i konfirmuar më vonë nga policia.

Në dhjetor, një gjykatë polake apeli dënoi Mariusz Kaminski, ministrin e Brendshëm në qeverinë e mëparshme nacionaliste dhe një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Maciej Wasik, me dy vjet burg për tejkalim të detyrave të tyre në një çështje që daton që nga viti 2007.

Në atë kohë, kreu i zyrës qendrore kundër korrupsionit, Kaminski urdhëroi një hetim të konsideruar të paligjshëm duke synuar një anëtar të koalicionit qeverisës, të udhëhequr nga PiS.

Një personalitet kontrovers, Kaminski kishte shërbyer edhe si koordinator i shërbimeve sekrete dhe mishëron, në sytë e kritikëve të tij, tendencat autoritare brenda partisë nacionaliste dhe populiste ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS), e cila humbi pushtetin pas zgjedhjeve legjislative të tetorit.

Mbrëmjen e së hënës, një gjykatë lëshoi ​​një urdhër arresti ndaj dy zyrtarëve.

Ata pretendojnë pafajësinë e tyre, duke përmendur një falje presidenciale të dhënë nga presidenti Andrzej Duda në 2015 dhe të vënë në pikëpyetje nga Gjykata e Lartë.

Të zgjedhur deputetë gjatë zgjedhjeve të tetorit, dy zyrtarët panë mandatet e tyre të anuluara të premten, të cilën ata refuzojnë ta njohin.

Policia nuk mundi t’i gjente ata në shtëpitë e tyre mëngjesin e së martës.

Por, ata u shfaqën menjëherë pas presidentit Andrzej Duda, gjatë një ceremonie në pallatin presidencial ku më pas kaluan gjithë ditën.

Sipas raportimeve të mediave, presidenti ka munguar në momentin e arrestimit.

Pasdite të dy personat kanë bërë një deklaratë në oborrin e pallatit presidencial.

”Ne nuk fshihemi, ne jemi këtu me presidentin, e dimë që forcat policore janë mbledhur pranë presidencës për të na arrestuar”, tha Kaminski për shtypin.

”Nëse përfundojmë në burg, do të jemi të burgosur politikë”, shtoi ai.

”Kjo është një situatë e paprecedentë”, komentoi kryeministri pro evropian Donald Tusk përpara arrestimit, një situatë në të cilën “njerëzit e dënuar që duhet të dërgohen nga policia në një vend izolimi, zgjedhin një vend tjetër izolimi, ndoshta më të rehatshëm, (…) pallatin presidencial”.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…