Ndërmarrjet private, mbështetëse për nxitjen e rigjallërimit të ekonomisë kineze

Nxitja e zhvillimit të ekonomisë private është një ndër karakteristikat e politikave ekonomike të Kinës pas Reformës dhe Hapjes.


Në Konferencën Qendrore të Punës Ekonomike që u zhvillua në dhjetor, mbledhja më e rëndësishme për punën ekonomike të Kinës gjatë vitit në vijim, u ritheksua rëndësia e ndërmarrjeve private, sidomos atyre të mesme dhe të vogla, që kanë epërsi të veçantë në ndonjë fushë specifike.

Nxitja e zhvillimit të ekonomisë private është një ndër karakteristikat e politikave ekonomike të Kinës pas Reformës dhe Hapjes. Brezat e ndryshme të udhëheqjes së Kinës i kanë kushtuar vëmendje të madhe rolit të ndërmarrjeve private. Tani, mbi 80 % e vendeve të punës në zonat urbane janë krijuar nga ndërmarrje private, të cilat janë edhe kontribuuese kryesore të tregtisë ndërkufitare të vendit.

Në dekadën e kaluar, mbështetja ndaj ekonomisë private ka pasur forcim të pandërprerë. Të dhënat statistikore tregojnë se nga viti 2012 deri në vitin 2022, numri i ndërmarrjeve private u rrit nga 10.85 milionë në më shumë se 47 milionë, kurse numri i ndërmarrjeve private të listuara në bursë i kaloi 3000. Ndër 500 kompanitë kryesore botërore, numri i ndërmarrjeve private kineze u shtua nga 5 në vitin 2012 në 28 më 2022.

Në vitin 2023, është forcuar në mënyrë të dukshme përkrahja për rigjallërimin e ekonomisë së vendit. Sidomos pas publikimit të “Mendimeve për nxitjen e zhvillimit dhe të fuqizimit të ekonomisë private”, një sërë politikash u vunë në zbatim, duke përmirësuar më tej mjedisin e biznesit të ndërmarrjeve private në fushat e investimeve, të financimit etj.

Krahas përmirësimit të situatës makroekonomike, funksionimi i ndërmarrjeve private po rifiton gjallëri, duke shfaqur veçori të reja, si për shembull, mbi 90 % e 500 kompanive private kineze po zbatojnë ose planifikojnë të zbatojnë transformimin digjital.


Foto:VCG

Të dhënat tregojnë se në dhjetë muajt e parë të vitit 2023, vëllimi i import-eksportit të ndërmarrjeve private u rrit 6.2 %, duke zënë 53.1 % të totalit të vendit dhe 3.1 pikë përqindjeje më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Pjesa e eksportit të paneleve fotovoltaike, të baterive të litiumit e të makinave elektrike nga ndërmarrjet private në eksportet përkatëse të Kinës u ngrit përkatësisht në 78. 9 %, 59.9 % dhe 56.8 %.

Ndërkohë, në tre tremujorët e parë të vitit 2023 u krijuan mbi 7.06 milionë ndërmarrje private, 15.3 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Deri në fund të shtatorit të vitit 2023, numri i ndërmarrjeve të regjistruara private i kaloi 52 milionët, duke zënë 92.3 % të vëllimit të përgjithshëm të ndërmarrjeve që funksionojnë në Kinë.

Në të njëjtën kohë, hapat e ndërmarrjeve private kineze në rrugën drejt inovacionit nuk ndalën. Sipas të dhënave statistikore, ndër 500 kompanitë kryesore private kineze, në 175 prej tyre mbi 10 % e stafit merret me kërkim-zhvillim, 414 kanë realizuar mbështetjen kryesore të teknologjive kyçe mbi forcat e veta, 432 i kanë shndërruar arritjet e studimeve shkencore në prodhim.


Foto:VCG

Pritet që, me përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve administrative, besimi i ndërmarrjeve private te zhvillimi dhe rritja në vitin e ri 2024 të mëkëmbet më tej.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Votimi nga jashtë, KQZ: 28 595 regjistrime, 9677 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 28 595 regjistrime, 9677 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me…