Ndërtimi i besimit te Policia e Shtetit, SHBA vlerëson rolin në rritje të AMP

David Wisner takon Kreun e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë rolin në rritje të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në forcimin e zbatimit të ligjit dhe llogaridhënies, si rruga për ndërtimin e besimit tek Policia e Shtetit.

Përmes një njoftimi për mediat, Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë detaje mbi një takim të zhvilluar të mërkurën mes të ngarkuarit me punë të diplomacisë amerikane në Tiranë, David Wisner dhe Kreun e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani.


“Gjatë takimit ekspertët e zbatimit të ligjit të Ambasadës së SHBA në Tiranë, vlerësuan rolin në rritje të agjencisë në forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit dhe rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit brenda organeve ligjzbatuese të vendit”, njofton ambasada e SHBA.

“Llogaridhënia e vërtetë është thelbësore për ndërtimin e besimit te forca policore shqiptare dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me drejtuesit e organeve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të zgjeruar këtë kapacitet”, përfundon njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!