Kumbaro: Strategjia kombëtare e zhvillimit të turizmit përfundon në pranverë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi se strategjia kombëtare e zhvillimit të turizmit 2024-2030 pritet të mbyllet në pranverën e këtij viti.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se strategjia kombëtare e zhvillimit të turizmit 2024-2030 pritet të mbyllet në pranverën e këtij viti.

Në deklaratën për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Kumbaro përmendi gjithashtu disa nisma që i japin rëndësi statistikave të dedikuara si një organizëm i rëndësishëm për të pasur të dhëna të sakta.

“Është diskutuar në tryeza konsultimi dhe po ecet paralelisht me dy nisma ligjore dhe administrative si Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2024-2030, e cila ka nisur në vitin e kaluar dhe do të mbyllet brenda këtij viti”, tha Kumbaro.

Kumbaro bëri të ditur se “një tjetër program që po e bëjmë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit është ai për metodologjinë e re të statistikave në turizëm, për ta përafruar atë me metodologjinë ndërkombëtare të miratuar nga Organizata Botërore e Turizmit”.

“Të gjitha këto nisin në kuadër të një promovimi shumë të rëndësishëm në turizëm siç është pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin e Madridit, po ashtu në Berlin me një lajm shumë të rëndësishëm dhe iniciativë të re ku do shpallet Shqipëria si vend i nderit nga 2024-2025 dhe ku akti final i këtij promovimi do jetë marsi 2025, ku Shqipëria do të jetë vend i nderit në panairin e Berlinit”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro tha se “në prill për herë të parë do të mirëpresim mbledhjen e Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit ku do të marrin pjesë 40 ministra të turizmit nga i gjithë kontinenti europian”.

(Marrë nga ATSH)

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”