Peleshi thirrje ekspertëve nga Qendra e Inovacionit: Aplikoni, paga mbi 2200 euro në muaj

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përsëriti thirrjen për të gjithë ekspertët me formim në fushat e teknologjisë së informacionit apo inxhinierisë


Nga Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përsëriti thirrjen për të gjithë ekspertët me formim në fushat e teknologjisë së informacionit apo inxhinierisë të aplikojnë për të përfituar nga 11 vendet e punës që janë hapur.

Në krah të drejtorit të qendrës Lorenc Çala, ministri Peleshi u shpreh se, kjo qendër do të bashkëpunojë me një rrjet fantastik qendrash inovacioni të vendeve të NATO në Evropë dhe SHBA.

“U bëj thirrje të rinjve e të rejave t’i bashkohen thirrjes sonë për aplikime. Do të jenë 11 ekspertë të profileve të ndryshme që kanë lidhje me inovacionet e proceseve, gjetjen e zgjidhjeve për procese të ndryshme, sepse kjo qendër inovacioni do të jetë mjedisi ku do të punojnë së bashku edhe nukla e inovacionit të sektorëve të ndryshëm, në mënyrë që të dalim edhe përtej kufijve të sektorit”.

Ministri i Mbrojtjes foli edhe për pagesat shumë të mira që ofrohen për ekspertët që do të punojnë në këtë qendër.

“Ne kemi ndërtuar falë mbështetjes së kryeministrit një regjim pagesash shumë kompetitiv edhe me tregun privat, por edhe atë evropian, me një pagë bruto mbi 2200 euro në muaj. Mjediset janë fantastike, mundësitë për t’u rritur janë shumë të mira. Duam të ndërtojmë edhe një komunitet me startup, me ide biznesi të fushave të afërta me mbrojtjen civile, të cilëve jo vetëm do t ju sigurojë mjedisin, por mentorshipin nga kompani shumë të njohura”, u shpreh ministri.

Peleshi e cilësoi një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë ekspertët që do të përzgjidhen përmes një procesi tejet transparent.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!