Rekord vizitorësh në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, ka shënuar një rritje prej 65% më shumë vizitorë vitin e kaluar në krahasim me 2022-shin.


Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, ka shënuar një rritje prej 65% më shumë vizitorë vitin e kaluar në krahasim me 2022-shin.

Sipas statistikave të publikuara nga muzeu nga janari deri në dhjetor të 2023 ai u vizitua nga 110,162 vizitorë vendas e të huaj.

“Pjesa më e madhe e vizitorëve janë turistë të huaj si nga Polonia, Spanja, Italia, Gjermania dhe ShBA-ja. Ndërsa vazhdon dhe tradita e vizitave nga shqiptarët e të gjitha trojeve dhe nxënësve të shkollave”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të Muzeut të Krujës.

Ndërkohë që edhe muaji janari vazhdon me trend rritës të numrit të vizitorëve. Vetëm tre ditë më parë Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e vizituan 15 operatorë turistikë nga Kina, pjesë e një FAM Trip, organizuar nga Landways International.

Përfaqësuesit e kompanive kineze shprehën interes dhe optimizëm për rritjen e numrit të turistëve nga ky vend në Ballkan dhe Shqipëri.

Në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. (ATSH)

Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit…