SHBA, investitori i pestë më i madh në Shqipëri

Investimet nga SHBA janë rritur me 17.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Investimet amerikane në Shqipëri kanë shënuar rritje gjatë vitit 2023.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitori i pestë më i madh deri tani në vendin tonë, për vitin 2023 është SHBA, me një fluks investimesh prej 47 milionë eurosh për 9-mujorin.

Investimet nga SHBA janë rritur me 17.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Stoku i tyre kumulativ në fund të tremujorit të tretë arriti në 259 milionë euro, në rritje vjetore me 29%.

Investimet amerikane janë të përqendruara kryesisht në sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, si energjetikë, gazi të lëngshëm natyror, sistem financiar etj.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte u rrit në tremujorin e tretë të vitit 2023 dhe për herë të parë kaluan vlerën e 1 miliard eurove gjatë periudhës 9-mujore.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte arriti vlerën e 404 milionë eurove, në rritje me 15.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!