DPSHTRR: Mbi 1.1 milionë shërbime me procedurë të lehtësuar

Viti 2023 shënoi një kapitull të veçantë për Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR)


Viti 2023 shënoi një kapitull të veçantë për Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR), që me vizion të qartë, përkushtimin e ekipit dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera shënoi një sërë arritjesh.

Referuar statistikave të publikuara nga DPSHTRR, rezultatet e punës për vitin që sapo lamë pas, tregojnë ecurinë pozitive të efektit të shërbimeve me procedurë të lehtësuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Sipas DPSHTRR-së, gjatë periudhës janar-dhjetor janë kryer 1,186,023 shërbime me procedurë të lehtësuar, që kanë sjellë përfitimet në 441,414 ditë pune të kursyera; 2,331,361 litra karburant të kursyera; 33,305,150 km rrugë të eliminuara dhe 35 milionë euro të kursyer qytetarëve.

Krahasuar me statistikat e vitit 2018, është ulur me 16% kosto mesatare e një shërbimi, është ulur me 30% koha mesatare e marrjes së një shërbimi.

“U kemi shërbyer 59% më shumë qytetarëve në orë, krahasuar me janar-dhjetorin 2018, si dhe është rritur në 20% numri i shërbime të ofruara pa detyrim paraqitje në sportel”, bën të ditur DPSHTRR.

DPSHTRR informoi se “performanca pozitive mundëson rishpërndarje të fondeve në investime, projekte, programe e përballim politikash sociale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Fokusi ynë, të përmirësojmë shërbimin, të eliminojmë fenomenet abuzive e korruptive, dhe të jemi gjithmonë transparent në komunikim me qytetarët”.

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.