Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: Dialog i hapur dhe konstruktiv mes qeverisë dhe biznesit

Kryeministri: Kemi arsye të qenësishme për t’u ndjerë optimistë për të nesërmen


Këshilli Ekonomik Kombëtar rinisi punën me mbledhjen e parë të zgjeruar për këtë vit, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht kryetar i tij, duke çelur një kapitull të ri për riaktivizimin e një dialogu sa më të hapur dhe konstruktiv mes qeverisë dhe biznesit.

KEK do të shërbejë si një platformë për dialogun e shtuar, duke krijuar edhe disa komitete sektoriale të veçanta, të cilat janë të domosdoshme me qëllim marrjen dhe përthithjen e dijes që komuniteti i biznesit zotëron për sektorët specifikë.

Përmes Sekretariatit të tij, Këshilli Ekonomik Kombëtar do të bëhet pika hyrëse e adresimit të problematikave, të shqetësimeve që biznesi ka në kryerjen e aktivitetit të përditshëm.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, kryeministri Rama u shpreh se “kemi arsye të qenësishme për t’u ndjerë optimistë për të nesërmen”.

Por, vijoi ai, “kemi edhe arsye të qenësishme për të reflektuar mbi gjërat që duhen bërë më mirë ose që mbeten për t’u bërë, në mënyrë që edhe viti në të cilin jemi dhe viti i ardhshëm të vazhdojnë të na japin progresin e vitit të shkuar dhe të vitit përpara tij”.

Kryeministri theksoi se viti që sapo u mbyll ishte një vit i mirë për ekonominë shqiptare dhe ishte një vit i jashtëzakonshëm në mënyrë të veçantë për turizmin në Shqipëri, duke bërë që të ardhurat nga turizmi të kalojnë shifrën e 3 miliardë eurove.

“Numri i turistëve është më shumë se trefishi i popullsisë rezidente në Shqipëri. Nga ana tjetër, gjithë kjo situatë pozitive e ekonomisë u reflektua edhe në një rënie të mëtejshme të papunësisë, në 10.5%”, tha ai.

Rama theksoi se viti i shkuar ishte viti me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte.

“Po ashtu edhe një vit që dha progres të mëtejshëm edhe në hapjen e ekonomisë sonë në rajon, por jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, me më shumë aktorë, më shumë aktivitet edhe jashtë kufijve të vendit me një bilanc tregtar të përmirësuar më tutje, me eksporte të rritura dhe me një interes shumë të rritur të investitorëve të huaj, sidomos në fushën e energjisë dhe turizmit për të investuar në Shqipëri”, theksoi ai.

“Ne, këtë Këshill e konsiderojmë një instrument për të adresuar bashkërisht problemet, për të diskutuar bashkërisht për mënyrën se si duhet t’i qasemi sfidave dhe për të ndërvepruar me sektorin privat dhe me institucione të tjera të pavarura, në mënyrë që procesi i rritjes të jetë një proces që të shfrytëzojë sa më shumë nga potenciali i Shqipërisë edhe nga mundësitë ende të pashfrytëzuara që ne kemi”, shtoi ai.

Kryeministri nënvizoi se ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, ka një përgjegjësi të posaçme, në radhë të parë në aspektin e krijimit të një sinergjie sa më optimale mes institucioneve dhe sipërmarrjes. “Por edhe të leximit sa më adekuat të të gjitha problematikave që sipërmarrja has apo që zhvillimi ynë ndesh për shkak të rregullave dhe për shkak të burokracisë dhe patjetër duke adresuar me sa më shumë ngulm edhe një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me procesin e avancuar të integrimit evropian”, shtoi ai.

Rama theksoi se Shqipëria tanimë ka filluar negociatat me BE, proces shumë impenjues, jo vetëm për qeverinë, për institucionet publike, por edhe për vetë sipërmarrjen.

Përveç drejtuesve dhe anëtarëve të KEK në mbledhje morën pjesë edhe personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare, disa prej të cilëve të pranishëm online; përfaqësues të organizatave të biznesit dhe të ftuar të tjerë të fushës.

(Marrë nga ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…