Koçiu: Spitali Rajonal “Memorial” i Fierit, modeli më i mirë i transformimit në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë zhvilloi një takim me stafin e mjekëve shqiptaro-turk të Spitalit Rajonal Memorial në Fier.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një takim me drejtues dhe stafin e mjekëve shqiptaro-turk të Spitalit Rajonal Memorial në Fier.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu u ndal te progresi dhe ndikimi që ka sjellë modeli i autonomisë menaxheriale në këtë strukturë spitalore, i cili ka muaj që implementohet.

Koçiu e cilësoi një histori suksesi bashkëpunimin e ekipit të mjekëve shqiptarë dhe atyre turq, jo vetëm në shërbim të qytetarëve, por edhe për shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive.

“Modeli i autonomisë spitalore që do të vijojë më tej edhe me autonomi financiare, praktika dyfishe që do të aplikohen, do ju ndihmojë që të jeni akoma më të realizuar dhe të rrisni performancën tuaj qoftë profesionale, por edhe menaxheriale”, theksoi ajo.

Sipas saj, Spitali Rajonal Memorial Fier është një spital lider jo vetëm për rajonin e jugut si dhe shembull i transformimit të vazhdueshëm që po ndodh në sektorin shëndetësor shqiptar.

“Spitali Rajonal Memorial Fier është një shembull mjaft i mirë i ekselencës dhe progresit që mund të sjellë autonomia spitalore në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, rritjen e kënaqësisë së qytetarëve, si dhe krijimin e një konkurrence që nuk ka ekzistuar më parë. Modeli i Autonomisë Menaxheriale që ka muaj që po implementohet në këtë spital po garanton administrimin dhe organizimin me cilësi të shërbimeve spitalore bazuar në nevojat dhe kërkesat e rajonit të jugut, organizimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore me qëllim motivimin financiar të tyre, përdorimin me eficiencë të të ardhurave dytësore, kostifikimin dhe hartimin e paketave shëndetësore për diagnozë, përgatitjen për ushtrimin e praktikës së dyfishtë jashtë regjimit të punës në ambientin e spitalit nga mjekët specialist të shërbimit të poliklinikës”, tha ministrja Koçiu.


Ajo bëri me dije se edhe spitale të tjera janë gati për të hyrë në fazën e autonomisë menaxheriale. “Modeli i autonomisë spitalore është kyç në vizionin tonë për të ardhmen e shëndetësisë. Tashmë kemi bërë gati procedurat që edhe spitale të tjera të marrin kartën e autonomisë menaxheriale”, deklaroi ministrja Koçiu.

Modeli i jashtëzakonshëm i vetadministrimit i nxitur në këtë strukturë, e ka shndërruar Spitalin Rajonal Memorial Fier në një qendër të mirëfilltë ekselence që i shërben të gjithë Rajonit të Jugut, Qarkut Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Me 19 departamente, 6 salla ndërhyrje kirurgjikale, pajisjet e fjalës së fundit, ekspertiza e jashtëzakonshme e stafit, ka mundësuar që vetëm në vitin 2023 mbi 85 mijë qytetarë të përfitojnë mbi 300 mijë shërbime.

Lexo më shumë nga

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…