Veliaj: Kemi hyrë në vitin më intensiv të investimeve në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës: Së shpejti nis programi më i madh i ndërhyrjeve nëpër lagje


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi vitin 2024 si vitin më intensiv të investimeve për kryeqytetin.

Gjatë një takimi me kryetarët e PS-së së Tiranës, Veliaj foli për projektet konkrete dhe investimet e reja që do të ndodhin gjatë këtij viti.

“Ne kemi hyrë në vitin më intensiv të investimeve në Tiranë. Pasi mbaruam gjithë transformimin e Bovillës dhe dyfishimin e filtrimit të rrjetit në Paskuqan, aty ku kemi pikën e filtrimit, do fillojmë nga puna për rrjetin kapilar në të gjitha lagjet, për ta bërë realitet Tiranën me 24 orë ujë, pavarësisht se u penguam dhe u sabotuam në mënyrën më banale të mundshme. Një ditë para Vitit të Ri firmosëm me KFW gjermane bashkëpunimin për të transformuar plotësisht transportin publik, duke e nisur si fillim me tre linjat kryesore: Kombinat-Kinostudio, Tiranën e Re dhe Unazën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se së shpejti nis programi më i madh i ndërhyrjeve nëpër lagje, teksa theksoi se fokusi është te zemrat dhe mendjet e njerëzve.

“Kemi piketuar mbi 24 lagje, ku do të ndërhyjmë, pastaj kemi disa dhjetëra rrugë, përfshirë nga ato të fshatit apo rrugë të tjera periferike, deri tek rrugët e brendshme të Tiranës, për t’u siguruar që çdo rrugicë sheh diell dhe asfalt, edhe pse në këtë Tiranë që zhvillohet, gjithmonë do të ketë blloqe të reja që ndërtohen, teksa përgatitemi për një sezon tjetër të suksesshëm turistik”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “janari është koha kur hapen të gjitha këto kantiere, megjithatë ‘kantieri’ më i rëndësishëm është ‘kantieri i zemrave dhe mendjeve të njerëzve’, për të cilin kryetarët, simpatizantët tanë, aktivistët, koordinatorët, duhet të punojnë pa pushim”.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.