Von Cramon për njohjen e targave RKS nga Serbia: Hap drejt njohjes de facto

Për raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian, njohja e targave RKS nga ana e Serbisë, përbën praktikisht një hap drejt njohjes de fakto.


Për raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian, njohja e targave RKS nga ana e Serbisë, përbën praktikisht një hap drejt njohjes de fakto.

“Ky është një përparim i vogël në drejtimin e duhur”, deklaroi ajo. Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Viola von Cramon u shpreh se ndihet e turpëruar që qytetarët e Kosovës kanë pritur deri në vitin 2024 për liberalizimin e vizave, në një kohë kur kriteret sipas saj, ishin përmbushur që më 2018.

Von Cramon, që të premten nisi një vizitë disa ditore në Kosovë, ka takuar udhëheqës institucionesh e liderë opozitarë. Pas disa takimesh ka thënë se “niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm nga stabiliteti i qeverisjes, por edhe nga të drejtat që opozita i gëzon”.

Sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, ajo theksoi se është e vështirë të parashikohet. Zyrtarja europiane sqaroi se duhet që të ketë presion të madh nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të sigurohet se ngjarje të tilla si Banjska të mos përsëriten dhe që Serbia t’i përmbushë zotimet në kuptimin e njohjes.

“Ajo çfarë duam të shohim dhe po punojmë në këtë drejtim, është pranimi i Marrëveshjes së Ohrit, dhe se qasja selektive që Serbia ka zgjedhur nuk është e pranueshme”, ka shtuar ajo.

Më tej sakaq sërish shtoi se Kosova duhet ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se pa themelimin e tij do të jetë shumë e vështirë që të ecet përpara.

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…