
Avni Delvina, “Van Goghu” shqiptar
Piktori i njohur shqiptar është shndërruar në një ambasador të artit modern në galeritë prestigjioze.

Nga Dash Frashëri
Të pikturosh është një gjë normale, mjaftojnë një set ngjyrash dhe penelash. Por, të dallohesh me stilin tënd është një sfidë aspak e lehtë.
Por, “Mjeshtri i Madh”, Avni Delvina, ia ka dalë.
“Riçja” dallohet për stil, kompozim dhe elegancë në krijimet e tij.
Mijëra kombinime ngjyrash janë në telajot e pikturuara prej tij. Një lloj “Van Goghu” shqiptar.
Ekspozon punimet e tij, jo vetëm në Shqipëri dhe në Itali, atje ku jeton prej më shumë se 32 vjetësh, por edhe në vende të tjera.
Qyteti i Delvinës
Qyteti i Pogradecit