Begaj për Masakrën e Reçakut: Kjo kujtesë sot, motiv i fortë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.


Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet: “sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë”.

Kreu i Shtetit theksoi se 15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.

“Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit”, është shprehur presidenti Begaj.

Presidenti e ka shoqëruar postimin e tij me një foto nga ceremonia e dekorimit të ambasadorit amerikan William Walker një vit më parë me medaljen më të lartë ‘Kalorësi i Urdhrit të Flamurit’, me motivacionin: “Me mirënjohje dhe vlerësim të lartë për kontributin e jashtëzakonshëm për paqen, demokracinë dhe lirinë e popullit të Kosovës si dhe për denoncimin e genocidit serb në Reçak.”

Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të…

Posted by Bajram Begaj on Monday, January 15, 2024

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.