Masakra e Reçakut

“BASTI” – Një histori e vërtetë


Nga Dr. Bledar Kurti

Masakra e Reçakut

 “BASTI”
(një histori e vërtetë)

Ushtarët e panë gruan shtatzënë dhe vunë bast nëse foshnja që mbarte ishte djalë apo vajzë. E më pas ia hapën barkun me bajoneta për të parë se kush e kishte fituar bastin.


(Pikturë nga Dr. Bledar Kurti.
Vaj në kanavacë – 210×150 cm – 1999)

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak në Kosovë u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Masakra në Reçak tmerroi mbarë botën dhe u hapi sytë diplomacisë botërore duke nxitur shtetet të mobilizoheshin për Kosovën.

Tmerret në Reçak ilustruan planin gjenocidal të Sllobodan Millosheviçit.

Konferenca ndërkombëtare në Rambuje e në Paris nuk pati sukses duke nxitur kështu ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave ushtarake serbe.

Reçaku tronditi globin. Shefi i misionit të OSBE-së, William Walker shkoi në vendin e krimit dhe duke drejtuar gishtin nga lugina e masakrës tha tri fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Nga ai moment historia e popullit të Kosovës mori rrjedhë tjetër, e pas shumë mundimesh, gjaku të heronjve, jetëve të civilëve të pafajshëm, sakrificave të jashtëzakonshme, kulmoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Tashmë shtet sovran, Kosova ecën denjësisht në rrugëtimin e saj evropian.

Rama: Me hyrjen në BE, barazia para ligjit nuk negociohet

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Me hyrjen në BE, barazia para ligjit nuk negociohet

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të…