Alibeaj takon Pasztory: Reforma Zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Alibeaj shprehu konsideratën për mbështetjen permanente të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri


Bashkëkryetari i komisionit bipartizan të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj priti sot në një takim ambasadoren në Detyrë të Prezencës së OSBE/ODIHR në Shqipëri, Clarisse Pasztory.

Alibeaj informoi se temë e diskutimit ishte procesi i Reformës Zgjedhore, i cili mbetet jetik për demokracinë e vendit.

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Alibeaj shprehu konsideratën për mbështetjen permanente të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri mbi procesin e Reformës Zgjedhore, në përputhje me frymën e parimeve kushtetuese, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Po ashtu, ai siguroi se për Partinë Demokratike të Shqipërisë, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor, e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente për shqiptarët, në mënyrë që t’i garantohet qytetarëve shqiptarë një proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë, nëpërmjet listave të hapura, një zonë kombëtare zgjedhore, votim për qytetarët shqiptarë në diasporë dhe proces votimi dhe numërimi elektronik.

Gjithashtu, ai e falenderoi Pasztory për konsistencën në mbështetjen e vazhdueshme të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri mbi Reformën Zgjedhore dhe për ofrimin e vyer të asistencës teknike në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.