Gërvalla: Shqipëria, partneri më i dashur i Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla, priti homologun e saj shqiptar, Igli Hasani


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim homologun e saj shqiptar, Igli Hasani, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Ajo e ka falënderuar ministrin Hasani për vizitën dhe bisedën vëllazërore.

“Së bashku me homologun tim dhe dy delegacionet tona, mbrëmjen e kaluam në Dubovik, fshatin në të cilin familja Gërvalla me dekada të tëra ka pritur miq në kohë të mira e në kohë të vështira. Ministrin Hasani e falënderova nga zemra për vizitën dhe bisedën shumë të ngrohtë dhe vëllazërore në Kullën e Gërvallajve, Shtëpinë Muze të Jusuf e Bardhosh Gërvallës. Mesazhi që përçon kjo vizitë në këtë vend dhe në prag të datës 17 janar, 42-vjetorit të atentatit në Gjermani, shkon shumë përtej një vizite zyrtare të një Ministri të Punëve të Jashtme në një vend fqinj”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Ajo ka thënë më tej se Republika e Shqipërisë është partneri më i dashur dhe më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës.

“Thellimi dhe forcimi i marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme në të gjitha fushat, është jo vetëm amaneti i të parëve tanë, por i kontribuon zhvillimit të të dy vendeve tona dhe stabilitetit dhe paqes afatgjatë të rajonit tonë”, është shprehur më tej ministrja Gërvalla.

Hasani nis sot takimet zyrtare në Kosovë në kuadër të turit treditor në rajon.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”