Rama: Mbi 107 mijë fëmijë përfituan nga programi i depistimit të shikimit në shkolla

Ky program ka fokus parandalimin dhe edukimin duke ofruar shërbime të reja socio-shëndetësore në strukturat e arsimit.


Mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot shifrat e punës së kryer duke theksuar se rreth 12, 974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura.

“Me politikat e orientuara drejt parandalimit, vijojmë edhe gjatë vitit 2024 mbështetjen financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla”, u shpreh Kryeministri Rama.
Qeveria miratoi në prill të 2022-shit Programin Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, një program që garanton kujdesin në shikimit për fëmijët, që tek të porsalindurit, deri tek fëmijët në moshën 14-vjeçare.

Përmes këtij programi sigurohet vlerësimi okulistik/optometrik bazuar në protokollet e miratuara nga MSHMS dhe përgatitja e një regjistri kombëtar për problemet e shikimit të fëmijëve.

Nëpërmjet këtij program synohet që të kapen në kohë të gjithë problematikat e shikimit të fëmijëve, duke mundësuar në kohë të hershme elementët e tjerë që kanë të bëjnë me korrektimin e shpejtë të syve dhe problematikave të thella të shikimit, që çojnë deri në verbëri.

Ky program ka fokus parandalimin dhe edukimin duke ofruar shërbime të reja socio-shëndetësore në strukturat e arsimit.

Lexo më shumë nga

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…