Rama në 556-vjetorin e ndarjes nga jeta të Skënderbeut: Dita e përjetshme e Heroit Kombëtar

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot 556- vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.


Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot 556- vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“Dita e përjetshme e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Më 17 janar shënohet përvjetori i vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 – 17 janar 1468), figurës më të shquar në historinë e shqiptarëve.

Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet.

Ai jo vetëm që mbrojti dhe shpëtoi popullin e vendlindjen, por me luftën e tij e pengoi, madje e ndaloi edhe ekspansionin osman drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papatit të Romës.

Me Kuvendin e Lezhës, Skënderbeu vuri themelet e një shteti të organizuar.

Ai ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare.

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali: Shqipëria, shans të artë për hapin e madh drejt anëtarësimit në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi sot pasdite në Kamzë skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit: Lindita…

Global 360

Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali: Shqipëria, shans të artë për hapin e madh drejt anëtarësimit në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi sot pasdite në Kamzë skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit: Lindita…