“Marrëdhëniet diplomatike” të Tajvanit po pakësohen

Vendi i Paqësorit Jugor, Nauru, njoftoi të hënën ndërprerjen e “marrëdhënieve diplomatike” me rajonin e Tajvanit, vendi i 10-të që e ka bërë këtë gjatë dekadës së fundit


Vendi i Paqësorit Jugor, Nauru, njoftoi të hënën ndërprerjen e “marrëdhënieve diplomatike” me rajonin e Tajvanit, vendi i 10-të që e ka bërë këtë gjatë dekadës së fundit. Rajoni i Tajvanit ka tani 12 “marrëdhënie diplomatike” të mbetura.

Qeveria e Naurut tha në një postim në “Facebook” se do të ndjekë Rezolutën 2758 të OKB-së, e cila njeh Republikën Popullore të Kinës si qeverinë e vetme të ligjshme që përfaqëson të gjithë Kinën dhe njeh Tajvanin si pjesë të pandashme të territorit të Kinës.

Nauru nuk do të zhvillojë më marrëdhënie zyrtare apo shkëmbime zyrtare me Tajvanin, deklaroi qeveria.

Pala kineze e vlerëson dhe e mirëpret vendimin e qeverisë së Republikës së Naurut për të njohur parimin e “Një Kine”, duke ndërprerë të ashtuquajturat “marrëdhënie diplomatike” me Tajvanin dhe duke rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Kinën, tha të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme, Kina është e gatshme të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet e saj me Naurun, bazuar në parimin e “Një Kine”.

“Ka vetëm një Kinë në botë dhe Tajvani është pjesë e pandashme e territorit të Kinës. Qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson mbarë Kinën. Kjo është konfirmuar nga Rezoluta 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe është një konsensus i përgjithshëm i komunitetit ndërkombëtar. Në bazë të parimit të ‘Një Kine’, Kina ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 182 vende të botës. Vendimi i qeverisë së Naurut për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kinën tregon edhe një herë se parimi i ‘Një Kine’ është aspirata e popujve dhe prirja e përgjithshme,” thuhet në deklaratë.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…