Peleshi: Shqipëria, bashkëpunëtore e besueshme e NATO-s

Peleshi: Arritjet e Forcave të Armatosura, janë rezultat i punës së palodhur të çdo efektivi


Rrugëtimi i Shqipërisë si një aleat i besueshëm i NATO-s është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta, sigurisë dhe paqes globale, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Peleshi theksoi se, arritjet e Forcave të Armatosura, janë rezultat i punës së palodhur të çdo efektivi që me përkushtim dhe profesionalizëm e kanë bërë Shqipërinë një bashkëpunëtore të besueshme në Aleancë dhe në arenën ndërkombëtare.

Peleshi ndaua edhe një video nga stërvitjet dhe operacionet e Forcave të Armatosura.

Komandanti i Regjimentit të Operacioneve Speciale, nënkolonel Ajet Jata u shpreh se, “Motoja e batalionit të Forcave Speciale është “Më mirë vdesim për diçka sesa të jetojmë për asgjë”.

Ai theksoi se, “kjo krijon atë ndjenjën e sigurisë për këtë rajon, ku këto forca operojnë së bashku dhe këto forca mund të sjellin paqe, stabilitet”.

“Kjo stërvitje synon të arrijë disa objektiva si, bashkëpunimin ushtarak ndërmjet këtyre vendeve, rritjen e aftësive operacionale të operatorëve specialë të cilët marrin pjesë në stërvitje, shkëmbimin e eksperiencave, si dhe ndërtimin e bashkëpunimit dhe të miqësisë ndërmjet operatorëve specialë të këtyre vendeve”, tha Jata.

Ai nënvizoi se, “kjo është një stërvitje e rëndësishme edhe në perspektivën e NATO-s, pasi bashkon këto vende së bashku për të zhvilluar një forcë speciale dhe duke i bashkuar së bashku këto forca rrisin interoperabilitetin e tyre për të ndërvepruar dhe për të operuar në misione të ndryshme”.

Rrugëtimi i Shqipërisë si një aleat i besueshëm i NATO-s është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta, sigurisë dhe paqes globale. Arritjet e Forcave të Armatosura, janë rezultat i punës së palodhur të çdo efektivi që me përkushtim dhe profesionalizëm e kanë bërë Shqipërinë një bashkëpunëtore të besueshme në #Aleancë dhe në arenën ndërkombëtare. #WeAreNato

Posted by Niko Peleshi on Thursday, January 18, 2024

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!