Projektet e trashëgimisë kulturore, Gonxhja takim me ekipin e AADF

Ecuria e projekteve për menaxhimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri


Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me ekipin e AADF për t’u njohur me ecurinë e një sërë projektesh shumëdimensionale për menaxhimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Projektet e ndërmarra në bashkëpunim me AADF janë menaxhimi i integruar i Parkut Kombëtar të Butrintit, Muzeu shqiptaro-hebraik në Vlorë, restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës TID të gjendur në Parkun Arkeologjik dhe Amfiteatri i Durrësit, përmirësimi i destinacionit kulturor të Kalasë së Beratit, EXPA – “Të Fuqizojmë Muzetë përmes Teknologjisë”, si dhe trashëgimia kulturore jomateriale si pjesë e UNESCO.

“I lumtur të çoj përpara një mision fantastik që kërkon një koordinim ndërinstiticional dhe një sinergji që MEKI, ministria e re e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të gjenerojë me forcë e ritëm edhe më të intensifikuar, në emër të Qeverisë Shqiptare”, u shpreh Gonxhja në rrjetet sociale.

Ministri bëri të ditur se do të vijojë bashkëpunimi për të sjellë kulturën e pasur kombëtare si një realitet më të prekshëm e si një potencial të lartë të zhvillimit ekonomik e turistik përmes projekteve e investimeve, partnerëve e proceseve të fundit të teknologjisë, si dhe përmes nxitjes së punësimit.

Pjesë e këtij takimi ishte dhe ish-ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

🤝Takim pune i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit me ekipin e AADF për t’u njohur me ecurinë e një sërë…

Posted by Blendi Gonxhja on Friday, January 19, 2024

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.