SHBA: Të përkushtuara të punojmë me Shqipërinë kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Sot është aktive linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve.


Ambasada e SHBA-së në Tiranë deklaroi sot se “SHBA janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”.

Në këtë drejtim, ambasada bëri të ditur sot se është aktive linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve.

Ambasada bën të ditur se DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s, ndërsa ndan edhe kanalet zyrtare me të cilat qytetarët mund të kontaktojnë.

DEA siguron se të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.

“Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s”, thuhet në njoftim.

(ATSH(

Lexo më shumë nga

Petro Luarasi, durrsaku që doli në pension në Departamentin e Shtetit

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Petro Luarasi, durrsaku që doli në pension në Departamentin e Shtetit

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!