Blendi Gonxhja, “Njeriu i Vitit”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nderon Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit


Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, u nderua me vlerësimin “Njeriu i Vitit” në CCIT Awards, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në 127-vjetorin e krijimit të saj.

Gonxhja ndau në rrjete sociale foto nga ky moment i eventit, teksa citoi motivacionin e çmimit: “për një vlerësim të çmuar për punën dhe kontributin në shërbimet e transportit rrugor, kthyer në institucion model për cilësinë e shërbimeve publike, ku gjatë vitit 2023 një sërë nismash me impakt domethënës në lehtësimin dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët u materializuan në risi e investime të prekshme nga të gjithë, në infrastrukturë dhe digjitalizim, duke i kursyer qytetarëve 35 milionë euro/vit nga ulja e barrës tarifore, thjeshtimi i procedurave dhe nga koha e kilometrat e evituara nga riinxhenierimi i shërbimeve dhe afatet e rishikuara”.

“Nuk do të mund t’i realizonim këto arritje pa besimin, mbështetjen shumëvjeçare dhe frymën bashkëpunuese të Kryeministrit, Edi Rama e Zv.Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku , si dhe pa dedikimin e ekipit kampion të DPSHTRR”, tha Gonxhja.

Sipas tij, sfidat e nisura në DPSHTRR, si dhe kjo mirënjohje e përsëritur nga komuniteti i sipërmarrjes shqiptare, krahas perceptimit të qytetarëve si përfitues direkt, bëhen udhërrëfyes dhe motivim për misionin që mu besua në pozicionin e ri si Ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit.

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…