
Begaj: Rugova, modeli frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës
Sot përkujtohet 18-vjetori i vdekjes së liderit historik dhe Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Sot përkujtohet 18-vjetori i vdekjes së liderit historik dhe Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u shpreh sot se, “Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës”.
Presidenti Rugova do të kujtohet përherë si intelektual dhe politikan i shquar, i cili në momentet më të vështira të shtetformimit të Kosovës zgjodhi qasjen demokratike e paqësore drejt pavarësisë, duke treguar kështu frymën liridashëse dhe paqësore të popullit”. (ATSH)
Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës.
Posted by Bajram Begaj on Sunday, January 21, 2024