Presidenti i Lombardisë takon zv/Ministren Bello: Në fokus turizmi i qendrueshëm dhe mjedisi

Një delegacion i rajonit të Lombardisë në Itali është pritur në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.


Një delegacion i rajonit të Lombardisë në Itali është pritur në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa mësohet se në qendër të diskutimeve ishte Turizmi i qendrueshëm, gjithëvjetor dhe në respekt të plotë të mjedisit, mbrojtjes dhe zhvillimit të tij.

Detajet mbi takimin e zhvilluar të premten në Tiranë i ka bërë të ditur zv/Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello. Sipas saj, me delegacionin italianë u diskua edhe për investimet strategjike në fushën e turizmit.

“Mikpritëm sot në mjediset e Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në një takim miqësor e bisedë të frytshme delegacionin e Rajonit të Lombardisë, kryesuar nga Presidenti i saj, Attilio Fontana, shoqëruar nga Raffaele Cattaneo, Nënsekretar Shteti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe evropiane, si dhe funksionarë të tjerë të Rajonit dhe të ambasadës Italiane”, shkruan Bello në rrjetin e saj social.

“Turizmi është, tashmë, prioritet dhe Shqipëria synon turizëm të qëndrueshëm përmes gjithë politikave tona e nismave konkrete që Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit tashmë po aplikon, në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm, diversifikimit të ofertës dhe produktit turistik për një turizëm gjithëvjetor, në respekt të plotë të mjedisit, mbrojtjes e zhvillimit të tij”, tha Bello.

“Diskutuam rreth politikave të Qeverisë Shqiptare për investimet strategjike në fushën e turizmit, incentivave fiskale për investitorët e huaj interesuar për bashkëpunim”, shtoi Bello.

“Patëm një shkëmbim shumë interesant të modeleve të politikave mjedisore, konkretisht ekonomisë qarkulluese, mbrojtjes së parqeve kombëtare dhe grumbullimit të ndarë të mbetjeve të riciklueshme. Shprehëm si ekip i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit mirënjohjen për vizitën e delegacionit, si dhe gatishmërinë për bashkëpunime konkrete me Rajonin e Lombardisë, të konkretizuara me shkëmbime eksperiencash në turizmin dimëror dhe atë rural, si një rajon me zhvillim të spikatur në këtë drejtim, apo edhe për nisma në fushën e ekonomisë qarkulluese”, përfundoi Bello.

(Marrë nga ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…