Koopman vendeve të Ballkanit Perëndimor: Mos bllokoni fqinjët

Gert Jan Koopman, drejtor i Komisionit Evropianë për Fqinjësinë dhe Zgjerim


Plani i rritjes i ofruar nga Bashkimi Evropianë për vendet e Ballkanit Perëndimor ka në fokus integrimin e tregut të Ballkanit Perëndimor, si një treg i vetëm në tregun evropian. Këtë theksoi të hënën në Shkup, Gert Jan Koopman, drejtori i Komisionit Evropianë për Fqinjësinë dhe Zgjerim.

I pranishëm në konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE” në Shkup, Koopman bëri thirrje për rritje të bashkëpunimit, pasi duhet fillimisht të ketë integrim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më tej integrim në tregun e familjes evropiane.

“Ne konsiderojmë se plani i rritjes do të ndihmojë rajonin. Plani i rritjes mund ta përshpejtojë aderimin në BE. Në të vërtetë jam i inkurajuar nga puna negociuese e bërë nga grupet e punës të ngritura nga ju. Këtë e kemi vërejtur me shumë kënaqësi ne, si Bashkim Evropian”, tha Koopman.

“Sot shohim planin e përbashkët rajonal në suazat e planit për rritjen, si mundësi kyçe për të dyfishuar ekonominë dhe zhvillimit të rajonit në tërësi. Nga këqyrja që kemi patur ne si BE, tregjet e vendeve aspiruese janë rritur menjëherë pas hyrjes në BE, madje ka vende që rritjen e kanë pasur dhe trefish”, theksoi ai.

“Ju duhet punë për të arritur në nivelin e tregut të brendshëm të BE. Ne kemi përveshur mëngët për t’ju mbështetur dhe për të arritur këtë qëllim, e kemi prioritet. Ne do ju ndihmojmë të integroheni fillimisht mes vetes dhe më pas si rajon në tregun e brendshëm evropian. Prandaj miratuam dhe vendosëm kusht në këtë pjesë të planit të rritjes, që ju nuk duhet t’i bllokoni fqinjët tuaj, ne duam të vini me ne, por duke bllokuar fqinjët, bllokoni vetveten dhe s’do të keni mundësi të hyni në tregun e përbashkët. Potenciali është i lartë”, tha Koompan.

“Nëse ia dalim, do të jetë nxitje e lartë për investimet e huaja. E tërë kjo ndikon në tregti. Prandaj ne jemi shumë të interesuar për këtë. Jemi të interesuar për integrim të tregut të Ballkanit Perëndimor në BE, pasi duke u rritur tregu juaj, do ndikohet dhe tregu i vendeve anëtare të Bashkimit Evropianë”, përfundoi Koompan.

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku po marrin pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Bëhet fjalë për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…