Pse bashkimi i Tajvanit me pjesën kontinentale të Kinës është thjesht çështje kohe?!

Bashkimi paqësor duket se do të vijë, thjesht kërkon kohën e vet


Nga Enver Bytyçi

Më 13 janar Tajvani zhvilloi zgjedhjet e liderit si dhe ato legjislative. Zgjedhjet u zhvilluan edhe kësaj radhe në një klimë konfrontimi politik midis të dy Fuqive më të Mëdha të kohës së sotme. Ky lloj konflikti ka krijuar tashmë dy pole, dy alternativa me programe krejt të ndryshme, sigurisht të ndikuara nga të dy superfuqitë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Popullore të Kinës. Ndërkaq politika tajvaneze bën llogaritë e saj, se cili është interesi i këtij rajoni dhe në raport me këto llogari të pozicionohet edhe në fushata elektorale.


Zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të qeverisë kineze Chen Binhua në një konferencë shtypi pas zhvillimit të zgjedhjeve në rajonin Tajvan (Foto:VCG)

Aktualisht lideri i rajonit vjen nga Partia e Progresit Demokratik, ndërsa në organ ligjvënës shumicën e kanë përfaqësuesit e Partisë Demokratike Popullore. Partia e Progresit Demokratik ka qeverisur prej tetë vitesh përmes Tsai Ingwen në largim, ndërkohë që të shtunën e kaluar u votua si kandidat zëvendësi i saj, Lai Ching-te. Ata janë të pozicionuar në opsionin e ruajtjes së pavarësisë dhe kërkojnë mos-bashkimin e ishullit me Republikën Popullore të Kinës. Në këto synime kanë gjithashtu mbështetjen amerikane.

Ndërsa demoktatët popullorë duan lidhje më të ngushta me pjesën kontinentale të Kinës, sidomos në aspektin ekonomik. Ata nuk e shohin Republikën Popullore të Kinës si rrezik për pushtetin e ishullit. Për ta është me rëndësi që Tajvani të ruajë sistemin e vetë politik dhe një autonomi që garanton respektimin e vullnetit të tajvanezëve.

Në fakt vendet e botës (182 prej tyre) njohin vetëm një Kinë, në të cilën bën pjesë edhe Tajvani, atë që sot është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Republikën Popullore të Kinës. Ndaj dhe këto zgjedhje u panë edhe si përpjekje për të sfiduar politikat kineze për Tajvanin. Është shumë e qartë se Pekini dëshiron bashkimin e ishullit me Republikën Popullore të Kinës. Ashtu siç është e dukshme dhe e pakontestueshme se SHBA-të e pengojnë me të gjitha format këtë bashkim, pavarësisht se gjithashtu së fundmi presidenti amerikan, Biden, deklaroi se vendi i tij nuk përkrahë pavarësinë e Tajvanit.

Po cili mund të jetë solucioni i kësaj zgjidhjeje? Shumica e ekspertëve europianë dhe amerikanë besojnë se presidenti Xi Jinping përgatitet për luftë, me qëllim aneksimin me dhunë të Tajvanit. Me këtë logjikë i shohin lëvizjet ushtarake, fluturimet e avionëve dhe balonat kineze mbi këtë ishull. Por unë e shoh ndryshe konfliktin amerikano-kinez në Tajvan dhe pozicionin e ndikimin e tyre në dy partitë kryesore të këtij vendi. Konflikti në hapësirën ujore me demonstrime ushtarake nga të dy palët i ngjan periudhës së Luftës së Ftohtë midis SHBA-ve dhe ish-Bashkimit Sovjetik, ose midis NATO-s dhe Traktatit të Varshavës. Pra si një luftë nervash, për të dëshmuar se cila palë ka fuqi të zotërojë këtë hapësirë. Ndërkohë që zgjidhja është e do të vijë nga vetë tajvanezët, të cilët deri në vitin 1949 ishin pjesë e shtetit kinez. Dhe çfarë na thonë të dhënat rreth kësaj, për të dhënë një perspektivë për zgjidhjen?


Mbështetësit e partisë Guomindang(KMT) ngrenë tabelë, duke bërë thirrje për rifillimin e dialogut me pjesën kontinentale të Kinës(Foto:VCG)

Politikisht spektri politik në Tajvan është i ndarë në dy kampe, pro bashkimit dhe kundër këtij bashkimi. Çka do të thotë se në një konjukturë më të favorshme ka shumë mundësi të fitojë opsioni i bashkimit.

Nga ana tjetër elita e pasur dhe akademike shprehet gjithashtu në favor të unifikimit të pushtetit të panjohur ndërkombëtarisht me Republikën Popullore të Kinës. Nga pikëpamja ekonomike Tajvani është një vend i zhvilluar. GDP e tij është 750 miliard dollarë amerikanë dhe ekonomia e tij rritet vazhdimisht. Madje ishte ndër të paktat rajonet me rritje në periudhën e pandemisë. Ndërkohë e ka Republikën Popullore të Kinës si partner kryesor në tregti e ekonomi, bilanci i së cilës kap gati gjysmën e GDP-së së lartpërmendur. Ekspertët vlerësojnë se nga pikëpamja ekonomike Tajvani ka krijuar varësi nga marrëdhëniet ekonomike e tregtare me Pekinin. Kjo situatë ndikon gjithashtu që elita e njerëzve të pasur të sponsorizojnë bashkim.

Por edhe nga pikëpamja ndërkombëtare çështja është në favor të bashkimit. Madje nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare Republika Popullore e Kinës ka fituar të drejtën që këtë ishull diçka me më shumë se 30 milion banorë ta ketë pjesë të saj. Por pa përdorimin e dhunës. Kësisoj bashkimi nuk pengohet nga asnjë ligj ndërkombëtar.


Foto:VCG

Bashkimi paqësor duket se do të vijë, thjesht kërkon kohën e vet. Vetë Kina i përmbahet filozofisë politike dhe ushtarake të Suncit të para dy mijë viteve, sipas të cilit, kundërshtari duhet mundur pa përdorur dhunën. Është ky gjithashtu interes i Pekinit, ndaj dhe nuk ka vend për alarm për një konflikt ushtarak në e për Tajvanin! Zgjedhjet e së shtunës nuk e zgjidhin përfundimisht këtë dilemë, por e forcojnë bindjen në një zgjidhje paqësore!

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…