Zaçaj takim me Wisner: Sfidë e Gjykatës Kushtetuese prirja për të na përfshirë në diskursin politik

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese takim me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA


Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David Wisner, i cili shoqërohej në takim nga Mary Kate Butterfield dhe David Backman, këshilltarë ligjorë, rezidentë në Ambasadë.

Pasi e falënderoi Wisner edhe në emër të trupës së gjyqtarëve për këtë takim, Kryetarja Zaçaj e vuri theksin në peshën shumë të rëndësishme që mban Gjykata Kushtetuese në zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis organeve shtetërore, në interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirivie themelore.

Po ashtu, Kryetarja Zaçaj evidentoi edhe sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë, më aktualja prej të cilave lidhet edhe me gjyqësorizimin e politikës dhe prirjen për ta përfshirë atë në diskursin politik.

“Në këtë kontekst, e një rëndësie imperative mbetet ruajtja e integritetit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve kushtetues ne ushtrimin e detyrës së tyre, me përkushtim dhe paanshmëri, duke u mbështetur vetëm te Kushtetuta dhe ligjet”, tha Zaçaj.

Po ashtu, shtoi ajo, sfidë mbetet numri në rritje i çështjeve dhe buxhetimi i pamjaftueshëm në mjetet financiare dhe kapacitetet njerëzore.

“Gjykata po bën përpjekje të vazhdueshme për rritjen e transparencës dhe besimit të publikut në veprimtarinë e saj, duke qenë e orientuar nga përmbushja e detyrimit për informimin e tij”, tha Zaçaj.

(Marrë nga ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!