Koçiu në Sarandë: Shtrirje e shërbimeve sociale të integruara në 61 bashkitë e vendit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi Qendrën e Zhvillimit në Bashkinë Sarandë


Ngritja e shërbimeve sociale komunitare të munguara si dhe zgjerimi i hartës së shërbimeve sociale për grupet në nevojë është synimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Fondit Social.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi Qendrën e Zhvillimit në Bashkinë Sarandë ku marrin shërbim 35 fëmijë me aftësi të kufizuara si dhe mosha e tretë.

“Jemi në qytetin e Sarandës ku së bashku me bashkinë e këtij qyteti dhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, investojmë në shërbime për grupet në nevojë. Ky është një shërbim model që ofrohet për tre kategori vulnerabël, moshën e tretë, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët dhe familjet në nevojë”, theksoi Koçiu.

Ministrja deklaroi se ky model do të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit. “Modeli i shërbimeve sociale i cili do të ofrohet në të 61 bashkitë e vendit, falë edhe mbështetjes së MSHMS-së duke investuar dhe duke mbështetur nëpërmjet Fondit Social shërbimet e dedikuara shtresave në nevojë, do të jetë një nga pikësynimet dhe një nga objektivat për vitin 2024”, nënvizoi ministrja Koçiu.

MSHMS ka mundësuar nëpërmjet Fondit Social ngritjen e 12 shërbimeve të reja në 12 bashkitë e vendit gjatë vitit 2023 me 4 000 përfitues.

Në këto shërbime sociale komunitare janë ofruar 3 tipologji të reja duke e dërguar shërbimin pranë familjeve në nevojë, si asistenca shtëpiake për të moshuar, njësitë e levizsshme në zonat rurale për PAK dhe shërbimet e emergjencës për kategoritë vulnerabël.

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri