OSBE/ODIHR-i vlerëson angazhimin e ripërtërirë për reformën zgjedhore në Shqipëri

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), me qendër në Varshavë, publikoi një deklaratë për shtyp lidhur me reformën zgjedhore në Shqipëri.


Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), me qendër në Varshavë, publikoi dje pasdite një deklaratë për shtyp lidhur me reformën zgjedhore në Shqipëri.

Në deklaratë thuhet se, “nisma e autoriteteve shqiptare për të rifilluar reformën zgjedhore në vend, përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, është një zhvillim i rëndësishëm dhe pozitiv, në një proces që ka shërbyer tashmë si shembull i praktikës së mirë për rajonin dhe më gjerë”.

“Ne mirëpresim vendimin e autoriteteve shqiptare për të ripërtërirë angazhimin e tyre ndaj këtyre reformave jetike, kaq kohë përpara zgjedhjeve,” tha drejtori i OSBE/ODIHR-it, Matteo Mecacci.

“I nxisim të gjitha palët që të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në muajt në vijim, duke siguruar që reformat që do të pasojnë të përmirësojnë procesin zgjedhor për të mirën e të gjithë shqiptarëve”.

Është e një rëndësie vendimtare që të vendosen objektiva praktikë dhe realisht të arritshëm, që fokusohen në zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODIHR-it dhe në adresimin e mangësive të vërejtura gjatë zgjedhjeve të kaluara, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ndër përparësitë kryesore janë parandalimi i keqpërdorimit të burimeve publike dhe shitblerja e votës, sigurimi i fshehtësisë së votës, mbrojtja e lirisë së medias dhe rritja e efektivitetit të administratës zgjedhore.

Pas diskutimeve të fundit mbi këtë temë, OSBE/ODIHR-i ka marrë një ftesë nga parlamenti shqiptar për të mbështetur autoritetet kombëtare dhe ka ofruar të japë mbështetje dhe ekspertizë teknike për të çuar përpara procesin e reformës.

Metodologjia afatgjatë e OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve përfshin vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të mëparshme. Misioni më i fundit i vëzhgimit i ODIHR-it në Shqipëri, në vitin 2023, vlerësoi ndjekjen e rekomandimeve të tij pas zgjedhjeve vendore 2019 dhe zgjedhjeve parlamentare të 2021.

Raportet arritën në përfundimin se 3 rekomandime ishin zbatuar plotësisht, 7 të tjera në pjesën më të madhe, 16 pjesërisht, ndërsa të tjerat mbeten ende për t’u adresuar.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…