Veliaj në “Kosova Business Forum”: Tirana dhe Prishtina, për t’u marrë shembull në zhvillim

Në Prishtinë po mbahet forumi më i madh i biznesit “Kosova Business Forum”


Këto ditë po mbahet në Prishtinë forumi më i madh i biznesit “Kosova Business Forum”, ku temë kryesore është “Prishtina 2030 – Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes”.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij forumi ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nënvizoi se “Tirana dhe Prishtina janë dy qytete që duhen marrë shembull”.

“Duhet ta pranojmë faktin se Tirana dhe Prishtina do të vazhdojnë të rriten, ndërsa komunat e tjera, edhe pse na vjen keq, do të vazhdojnë të tkurren. Është e pashmangshme. Kjo do të thotë se Prishtina është e destinuar të jetë motori i ekonomisë së Kosovës. Është gjëja më e thjeshtë të ulesh në shkallët e stadiumit e t’i tregosh tjetrit si bëhet goli; është gjëja më e thjeshtë të tregosh si ta shtrish tjetrin në tapet të xhudos; është gjeja më e thjeshtë të shash e të komentosh keq dikë; është më e vështirë të jesh pozitiv, më vështirë të jesh optimist, më e vështirë të jesh inkurajues; më e vështirë të jemi bashkë-aksionerë të këtij zhvillimi e këtij vizioni. Faleminderit që po e mbështesni vëllain tim, mikun tim, Përparimin, në këtë vizion të tij të 2030-ës. Unë besoj se ai vizion mund të jetë edhe vizioni juaj. Ku do jetë kompania juaj në 2030-ën? Ku do jetë investimi juaj në 2030-ën? Ku do jetë stafi juaj në 2030-ën? Jam i bindur se nëse secili prej jush e pyet veten ku do jetë në 2030-ën, përgjigja do jetë në një Prishtinë që zhvillohet, që ecën shpejt e vrapon pa u ndalur”, tha Veliaj.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për praninë e tij në këtë aktivitet të rëndësishëm për fushën e biznesit, ndërsa tha se Prishtina merr shembull nga Tirana në shumë fusha.

“Jam krenar që ofrojmë një platformë vendimtare për nxitjen e lidhjes dhe bashkëpunimit që tejkalon të tashmen dhe vendos gur themelin e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm për dekadat e ardhshme. Në një epokë ndryshimesh dinamike globale është e domosdoshme që të bëhemi bashkë për të diskutuar dhe për të formësuar të ardhmen e kryeqytetit tonë. Prishtina ka një rini me një potencial të jashtëzakonshëm dhe i kemi të gjitha kushtet që të bëhemi lider në fushën e biznesit, në fushën e artit, në fushën e sportit, në fushën e kulturës dhe teknologjisë. Ne po mësojmë shumë nga Tirana. Në vitin 2023 Tirana ishte “Qytetit Europian i Sportit” dhe Prishtina sivjet mban me krenari Qyteti Europian i Sportit 2024; pra, po e ndjekim hapin e Tiranës. Përgëzoj përzemërsisht mikun tim, Erionin, që na ka nderuar me prezencën e tij sot dhe ju uroj për atë arritje madhështore që ka pasur Tirana si “Qyteti Europian i Sportit” gjatë vitit që lamë pas”, u shpreh kreu i Komunës së Prishtinës.

Përmes “Kosova Business Forum”, synohet forcimi i lidhjeve mes sektorit publik dhe atij privat, si dhe synohet inkurajimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimi i Prishtinës si një destinacion atraktiv për investime.

Lexo më shumë nga

Manastirliu takim me komunitetin shqiptar në Romë: Kontribuoni me votë për ta parë Shqipërinë në BE

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu dhe deputetja socialiste Etilda Gjonaj zhvilluan sot një takim me komunitetin…

Global 360

Zv.presidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-EvenHar-Even: Ofrojmë ekspertizën më të mirë!

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, marrëveshje partneriteti me një nga spitalet më të avancuara në Izrael

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Manastirliu takim me komunitetin shqiptar në Romë: Kontribuoni me votë për ta parë Shqipërinë në BE

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu dhe deputetja socialiste Etilda Gjonaj zhvilluan sot një takim me komunitetin…