BE, nismë të re në luftën kundër drogës

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një nismë të re për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës përmes porteve.


Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një nismë të re për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës përmes porteve.

“Evropa ka një problem me drogat dhe po përkeqësohet. Për të kundërshtuar fluksin në rritje të kokainës dhe substancave të tjera të paligjshme në BE, ne kemi nevojë që doganat, organet e zbatimit të ligjit dhe autoritetet portuale të punojnë së bashku më ngushtë dhe në mënyrë më efektive”, theksoi eurokomisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni në fillimin e nismës së re, në qytetin belg të Antwerp.

Komisionerja evropiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson theksoi se shumica dërrmuese e drogave të paligjshme që hyjnë në bllok trafikohen përgjatë rrugëve të transportit.

“Krimi i organizuar është i aftë për të lëvizur nga porti në port, ndërsa mundësitë për të sfiduar këtë rrjet nuk mjaftojnë”, shtoi Johansson.

BE tha se aleanca e re do të lejojë autoritetet doganore të kryejnë më shumë kontrolle të synuara në porte.

Në të ardhmen, bandat kriminale do të mund të ndiqen penalisht më fuqishëm me mbështetjen e autoritetit policor evropian Europol dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…