
Gonxhja: Skënder Sallaku, ikonë e humorit shqiptar!
Më 25 janar 1935, lindi aktori Skënder Sallaku, me më shumë se 1000 role në skenë dhe ekran

Më 25 janar 1935, lindi aktori Skënder Sallaku, një prej ikonave të humorit shqiptar. Sallaku ndoqi Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe më pas kreu dy vjet specializim për Akrobaci dhe Humor, pranë cirkut të Pekinit (Kinë).
Sallaku punoi si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun në cirk. Interpretoi edhe në film, ku spikati si aktor humori dhe si autor skeçesh e parodish.
Për merita artistike të pamohueshme të shfaqura përgjatë karrierës 60-vjeçare, Skënder Sallaku u nderua me çmimin “Artist i Popullit”, me titullin ”Artist i Merituar”, me “Mirënjohja e qytetit” dhe me “Urdhërin e Punës të Klasit të II-të” etj.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Blendi Gonxhja shkroi sot se, Skënder Sallaku është një thesar i vërtetë për trashëgiminë artistike.
“Në veçanti, rolet e tij në “Gaz dhe punë”, “Ditari i një bojaxhiu”, “Ekipi”, “Dosja jonë”, “Kur hiqen Maskat”, “Estrada në ekran” dhe shumë të tjera, e bënë atë një ikonë të rrallë të humorit në kulturën shqiptare”, shkroi ministri i Ekonomise, Kulturës dhe Inovacionit.
🎭 Skënder Sallaku, 🃏ikonë e humorit shqiptar dhe një aktor i shquar i cili ka lënë një ndikim të madh në skenën artistike shqiptare.🌟🇦🇱
Me më shumë se 1000 role në skenë dhe ekran, si një interpretues brilant i parodive dhe skeçeve, ai është një thesar i vërtetë për trashëgiminë artistike. 💎🎭🎬🎞️Në veçanti, rolet e tij në “Gaz dhe punë”, “Ditari i një bojaxhiu”, “Ekipi”, “Dosja jonë”, “Kur hiqen Maskat”, “Estrada në ekran” dhe shumë të tjera, e bënë atë një ikonë të rrallë të humorit në kulturën shqiptare. 🎪
🏅Ai është vlerësuar me disa tituj dhe nderime si “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit”, dhe “Mirënjohja e Qytetit”.
#MEKI #EkonomiaKulturaInovacioni #SkënderSallaku #Mirënjohje #Respekt #IkonaeHumoritShqiptar
Posted by Blendi Gonxhja on Wednesday, January 24, 2024