Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë pret Ambasadoren e re të RP të Kinës në Shqipëri

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e uroi diplomaten e lartë kineze, Pang Chuxue, për fillimin e misionit në vendin tonë


Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë organizoi një drekë mirëseardhjeje me Ambasadoren e re të Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Shkëlqesinë e Saj Pang Chunxue, në kuadër të fillimit të misionit të saj diplomatik.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e uroi diplomaten e lartë kineze për fillimin e misionit në vendin tonë, duke i uruar suksese dhe punë të mbarë në forcimin e mëtejshëm të komunikimit midis dy vendeve.

Duke ju referuar miqësisë së hershme midis dy vendeve, u theksua se ekziston një bazë solide tradite dhe mirëkuptimi për shkëmbime më intensive dhe të institucionalizuara në fushën e ekonomisë, kulturës, turizmit si dhe në fusha të tjera me interes reciprok.

Shqipëria ka vlerësim të veçantë për arritjet në të gjitha fushat nga Republika Popullore e Kinës, dhe në vazhdim, ky vlerësim do të fitojë përmasa më të mëdha në se diplomacia kineze lëviz me dashamirëse ndaj shtetit të Kosovës, duke bërë hapa praktikë që çojnë në njohjen e saj përfundimtare. Një rrugë efektive do të ishte në fillim njohja e dokumenteve të Kosovës.

Shqiptarët janë një komb i shtrirë në disa shtete dhe ne ndjehemi si një të tërë mes vetes sonë dhe e konsiderojmë shumë të rëndësishëm kur edhe miqtë e partnerët tanë na vlerësojnë pa dallim pavarësisht kufijve gjeografikë.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe veçanërisht të situatës në Ukrainë, si rrjedhojë e agresionit rus, mundësisë së arritjes së paqes atje dhe qëndrimit/rolit të Kinës, si një anëtar i përhershëm i KS të OKB-së.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…